Sport

Barcerlona siguron Yamal, rinovojnë deri në 2031, i trefishohet paga në 15 milionë euro!

Barcelona, nga ana e saj, e ka arritur objektivin e saj, i cili ishte të shmangte ofertat stratosferike për lojtarin e tyre yll para ditëlindjes së tij të 18-të, më 13 korrik të vitit të ardhshëm.

28 Maj 2025, 00:00 Nga DOSJA
Barcerlona siguron Yamal, rinovojnë deri në 2031, i trefishohet paga

SPANJE - Ylli i futbollit spanjoll, Lamine Yamal, vetëm 17 vjeç, ka zgjatur kontratën e tij me Barcelonën deri në vitin 2031, njoftoi klubi katalanas. "FC Barcelona dhe Lamine Yamal kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën e tij, e cila do ta lidhë atë me klubin deri më 30 qershor 2031 ", shkroi në një deklaratë për shtyp Barça, e cila së fundmi u kurorëzua kampione e Spanjës.

Lamine Yamal, i cili debutoi për Barcelonën në moshën 15-vjeç, nëntë muajsh dhe 16 ditësh, kishte një kontratë deri në vitin 2026, me një klauzolë lirimi prej një miliard eurosh, ndërsa paga e tij vjetore ishte 1.7 milion euro. Sipas kontratës ekzistuese, kur ai të mbushte 18 vjeç, do të kishte një rinovim automatik që do t'i ofronte një kontratë deri në vitin 2031, me një pagë vjetore prej 5 milionë euro.

Avokati katalanas do të zbatojë atë që thuhet në kontratën e yllit spanjoll, por ai ka vendosur ta trefishojë pagën e Yamalit dhe nga pesë milionë në vit që ishte marrëveshja fillestare, tani do t’i japë atij 15 milionë euro në vit! 

Tani lojtari do të jetë në gjendje të përgatitet për Kupën e Botës për Klube me qetësi të plotë mendore. Barcelona, ​​nga ana e saj, e ka arritur objektivin e saj, i cili ishte të shmangte ofertat stratosferike për lojtarin e tyre yll para ditëlindjes së tij të 18-të, më 13 korrik të vitit të ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll