Aktualitet

Nis në Shqipëria “Defender Europe 25”, Vengu: Një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë

E organizuar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM), në bashkëpunim me aleatët e NATO-s dhe partnerët strategjikë, stërvitja do të zgjasë deri më 9 qershor 2025.

27 Maj 2025, 08:38 Nga M.B
Nis në Shqipëria “Defender Europe 25”, Vengu: Një nga
Foto ilustruese

TIRANA- Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht nga Shqipëria “Defender Europe 25”, një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse ushtarake të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë. E organizuar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM), në bashkëpunim me aleatët e NATO-s dhe partnerët strategjikë, stërvitja do të zgjasë deri më 9 qershor 2025.

Bëhet me dije se në orët e para të mëngjesit të së martës, trupat shqiptare u nisën nga Zall-Herri drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, ku do të zhvillohen fazat më intensive të manovrave. Ushtrimet përfshijnë operacione mësymëse, mbrojtëse dhe dislokime strategjike në terrene të vështira.

“Nga Zall-Herri, ku në orët e para të mëngjesit, trupat e Forcës Tokësore janë nisur drejt Bizës për të filluar zyrtarisht Defender Europe 25 – një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë”, shkroi Vengu.

pirro vengu

Sondazh

Poll