Politike

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Kam gjyq për shpifje

Mësohet se arsyeja e paraqitjes së Kryemadhit lidhet me përballjen me juristin Romeo Kara, i cili e ka kallëzuar për “shpifje” dhe “fyerje”.

27 Maj 2025, 10:04 Nga M.B
Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Kam gjyq për shpifje
Monika Kryemadhi

TIRANA- Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në GJKKO. Mësohet se arsyeja e paraqitjes së Kryemadhit lidhet me përballjen me juristin Romeo Kara, i cili e ka kallëzuar për “shpifje” dhe “fyerje”. Në një prononcim për media, Kryemadhi nuk i ka kursyer edhe batutat.

“Kam gjyq për shpifje me inceneratorin në SPAK, gjithë dynjaja shkon në gjyq civil unë vij këtu”, tha ajo.

Kryemadhi gjithashtu po hetohet nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll