Politike

Votat e diasporës/ Topalli publikon procesverbalin: Kemi hyrë në epokën e mrekullive elektorale! Zarfi nuk e gjeti emigrantin por e zgjodhi vetë votën

Me anë të një postimi në platformën Facebook, Topalli shprehet se është abuzuar me me votën e emigrantëve në Berat, ku sipas saj u shënua edhe manipulimi më skandaloz në favor të partisë-shtet.

26 Maj 2025, 22:36 Nga M.L
Votat e diasporës/ Topalli publikon procesverbalin: Kemi hyrë në
Jozefina Topalli

TIRANA- Jozefina Topalli, koordinatorja politike e PD-së për diasporën shqiptare ka reaguar sërish rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Me anë të një postimi në platformën Facebook, Topalli shprehet se është abuzuar me me votën e emigrantëve në Berat, ku sipas saj u shënua edhe manipulimi më skandaloz në favor të partisë-shtet.

Bashkëngjiur posimit Topalli ka publikuar procesverbalin e Beratit ku PS ka marrë 90% të votave, duke theksuar se ky është një manipulim me GPS të fikur, ku zarfi nuk pyet për bindje, por për bindjen e atij që e mbush.

Postimi i plotë:

Na falni, por duhet ta pranojmë: kemi hyrë në epokën e mrekullive elektorale! Nëse PS merr 57% në Berat, por 90% nga “Berati në Athinë”, nuk kemi të bëjmë me mobilizim të diasporës, por me mobilizim të zarfit nga selia. Kjo nuk është mobilizim. Kjo është manipulim me GPS të fikur, ku zarfi nuk pyet për bindje, por për “bindjen e atij që e mbush”.

Duket se diaspora paska parë ndriçimin që s’e shohin dot qytetarët në Berat. Shkëlqimi i Befatit është aq i fortë, sa të verbon… edhe fletën e votimit. Pra, ndodh që emigrantët në Greqi duan më shumë qeverinë sesa vetë familjarët e tyre në Berat. Zarfi nuk e gjeti emigrantin – zarfi e zgjodhi vetë votën. As Cambridge Analytica, as ndihmësit e Putinit, s’do guxonin të prodhonin 90% përqindje në ajër – me zarfa të “vetëvotuar.

jozefina topalli

Sondazh

Poll