Politike

"Shqipëria, universalisht narkoshtet"/ Berisha: SPAK në këtë fushatë përfundoi bashkëpunëtor me Pojën

Ndër të tjera Kryedemokrati theksoi se SPAK në këtë fushatë përfundoi bashkëpunëtor me Pojën. 

26 Maj 2025, 22:38 Nga E. D
"Shqipëria, universalisht narkoshtet"/ Berisha: SPAK në
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i Opozitës, Sali Berisha theksoi se opozita do ta dënojnë aministrinë dhe mosndëshkimin e krimit elektoral nga ana e SPAK dhe autoriteteve të drejtësisë. I ftuar në "ÇIM PEKA LIVE", Berisha u shpreh se ‘kjo tani është universalisht e pranuar se Shqipëria është një narkoshtet’. Ndër të tjera Kryedemokrati theksoi se SPAK në këtë fushatë përfundoi bashkëpunëtor me Pojën. 

"Nuk mbron interesat e opozitës nëse nuk dënon aministrinë dhe mosndëshkimin e krimit elektoral. Por nëse bëhet fjalë për autokraci elektorale, kjo tani është universalisht e pranuar për Shqipërinë. Shqipëria është një narkoshtet. Edhe kur jam shprehur në vitin 2016 për narkoshtet e ka bërë me shumë keqardhje dhe më vonë kjo u faktuar me të gjitha zhvillimet e veta.

Çfarë faktoi SPAK në këtë fushatë? Përfundoi bashkëpunëtor me Pojën. E di çfarë u zhvilluar në konferencë shtypi me italianët? Prodës i thanë aty, atë shokun tënd do ta arrestojmë. E kish fjalën për Pojën. Proda është ushtar i tyri, ata e vunë aty.Këta e shkatërruar shërbimin. Nqs ky do ishte, s’mund ta mbante kurrë urdhërarrestin 20 ditë në sirtar sa të mbaronin zgjedhjet, derisa të merrte Arkeni 22 mijë vota. Ky i detyroi italianëve të presin. Ata i sollën në shkurt dhe Irena me 5 mbiemra i mbajti 42 ditë dhe pas 42 ditësh ia dorëzoi Altin Hajrit, i mbajti dhe ky 20 ditë", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll