Aktualitet

Arrestohet në Dubai Dritan Gjika! Klodiana Lala: Kishte lidhje deri te ish-Presidenti i Ekuadorit

Ajo deklaroi se Gjika e ka patur aktivitetin e tij në Amerikën Latine, ndërsa në Shqipëri dyshohet se organizata ka pastruar para. 

26 Maj 2025, 21:05 Nga I.A

Arrestohet në Dubai Dritan Gjika! Klodiana Lala: Kishte lidhje deri te

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga aktiviteti i Dritan Gjikës duke e konsideruar si një personazh shumë të rëndësishëm të krimit të organizuar. E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Lala theksoi se Gjika dyshohet se është koka e një organizate që trafikonte sasi të mëdha të drogës dhe pastronte para. Ajo deklaroi se Gjika e ka patur aktivitetin e tij në Amerikën Latine, ndërsa në Shqipëri dyshohet se organizata ka pastruar para. 

"Bëhet fjalë për një nga njerëzit më të rëndësishëm të narko-trafikut në Ekuador. Është arrestuar në Emiratet e Bashkuar Arabe. Dritan Gjika është ekspozuar për herë të parë nga Inside Crime. Bëhet fjalë për kreun e një grupi shumë të fuqishëm kriminal që ka trafikuar tonelata drogë dhe dyshohet se ka pastruar 32 mln euro. Ka operuar në Amerikën Latine. Lidhjet e tij në Ekuador dhe Amerikë Latine janë shumë të fuqishme. Në Ekuador kanë shpallur në kërkim edhe gjyqtar për favorizim të Dritan Gjikës. Rezulton me lidhje deri te ish Presidenti i Ekuadorit. Kishte lidhje te njerëzit më të rëndësishëm në Ekuador.

Ai është kreu i grupit sipas Prokurorisë atje. Rezulton grup me shumë eksponentë, jo tërësisht shqitparë. Dritan Gjika kishte edhe eksponentë të tjerë nga Ekuadori, kolumbianë, etj. Krahas trafikut të drogës bëhej edhe pastirmi i parave dhe paratë kaloni në sistemin Haëala, ku paratë nuk transferohen fizikisht, lihen diku dhe merren diku tjetër, pa transfertë fizike. Kanë likujditet cash në vende të ndryshme të botës për të bërë transferimin. 

Në Shqipëri nuk ka patur bujën e duhur. E ka bërë aktivitetin e tij në Amerikën Latine, Ekuador e me rradhë. Ekuadori e kërkon për aktivitetin që ka kryer atje. Pas Dritan Rexhepit është ndoshta shqiptari më i rëndësishëm që është shpallur me kartelë të kuqe. Ka patur aktivitet edhe në Spanjë. Shqipëria është prekur te pastrimi i parave, dyshohet se janë pastruar para", tha ndër të tjera Lala. 

klodiana lala

Sondazh

Poll