Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Fier-Lushnje/ 28-vjeçari humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin kullues, humb jetën në vend (EMRI)

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit për shkak të përgjumjes dhe më pas nga shpejtësia e lartë ka thyer barrierën e hekurt.

26 Maj 2025, 07:14 Nga N.F
Aksident i rëndë në aksin Fier-Lushnje/ 28-vjeçari
Foto ilustruese

KOLONJË- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrethrrotullimin e Kolonjës, në aksi Fier-Lushnje. Mësohët se aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit. Nga ngjarja ka humbur jetën i riu Serxhio Gogaj.

28-vjeçari ka humbur kontrollin e makinës tip ‘Volkswagen’ dhe përfundoi në kanalin kullues. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit për shkak të përgjumjes dhe më pas nga shpejtësia e lartë ka thyer barrierën e hekurt.

Ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes, nëse i riu është mbytur në ujë apo ndërroi jetë nga përplasja në aksident. Trupi i të riut është dërguar në morgun e qytetit të Lushnjës.

aksident i rëndë në aksin fier-lushnje

Sondazh

Poll