Sport

VIDEO / Juventusi mes drithërimash ia del të kalojë në Champions!

Roma mposhti 2-0 Torinon, por e mbylli sezonin në vendin e pestë, vetëm një pikë larg Juventusit, duke siguruar kështu një vend në edicionin e ardhshëm të Europa League.

26 Maj 2025, 00:08 Nga DOSJA
VIDEO / Juventusi mes drithërimash ia del të kalojë në

ITALI - Në javën e fundit të Serie A, skuadra e drejtuar nga Tudor siguroi një fitore të rëndësishme 3-2 ndaj Venezias së Di Francescos, duke mbyllur kampionatin në vendin e katërt pas Napolit, Interit dhe Atalantës dhe duke vulosur rënien e lagunarëve në Serinë B.

Ndeshja nisi me një surprizë, pasi Fila (2') ndëshkoi menjëherë bardhezinjtë. Më pas, Colombo anuloi një gol të Costa-s për një prekje me dorë, ndërsa Yildiz (25') dhe Kolo Muani (31') përmbysën rezultatin në favor të Juves. Para përfundimit të pjesës së parë, një gjuajtje-kros e Nicolussi Caviglia-s goditi shtyllën.

Në pjesën e dytë, Haps (55') ringjalli shpresat për Venezian duke përfituar nga një gabim i Savonës dhe shokëve të tij, por gjithçka u vendos në minutën e 73-të, kur Locatelli shënoi nga pika e bardhë. Në fund, Di Gregorio u shfaq vendimtar me dy pritje të mëdha që siguruan fitoren dhe një biletë për Ligën e Kampionëve për Juventusin.

Roma mposhti 2-0 Torinon, por e mbylli sezonin në vendin e pestë, vetëm një pikë larg Juventusit, duke siguruar kështu një vend në edicionin e ardhshëm të Europa League. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll