Sport

Sot luhen ndeshjet e fundit në Grupin A të finaleve të Europianit U-17!

Portugalia dhe Franca kryesojnë renditjen me nga 4 pikë, ndërsa pas tyre vjen Gjermania me 3 pikë.

25 Maj 2025, 00:10 Nga DOSJA
Sot luhen ndeshjet e fundit në Grupin A të finaleve të Europianit

TIRANE - Të dielën do të luhen dy ndeshjet e fundit në Grupin A të Kampionatit Europian U-17, ku do të vendoset gjithçka sa i përket dy skuadrave që do të kualifikohen më tej në gjysmëfinalet e Europianit.

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Francën në “Elbasan Arena”, ndërsa në “Arenën Kombëtare” do të luhet ndeshja Portugali – Gjermani. Të dyja takimet do të zhvillohen në orën 20:30.

Portugalia dhe Franca kryesojnë renditjen me nga 4 pikë, ndërsa pas tyre vjen Gjermania me 3 pikë. Shqipëria ndodhet në vendin e fundit me 0 pikë. Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë në të dyja stadiumet, ku tifozë të shumtë pritet të shijojnë spektaklin e Kampionatit Europian nga shkallët e stadiumit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll