Sport

VIDEO / Ancelotti i jep lamtumirën tifozëve madrilen me një fitore!

Pas Valladolidit dhe Las Palmasit, Leganes u bë skuadra e tretë që i "tha lamtumirë" La Ligës sot (24/5) dhe do të marrë pjesë në divizionin e dytë të ligës spanjolle nga sezoni i ri.

25 Maj 2025, 00:01 Nga DOSJA
VIDEO / Ancelotti i jep lamtumirën tifozëve madrilen me një

SPANJE – Trajneri i Realit të Madridit i dha lamtumirën tifozëve të tij me një fitore. Në ndeshjen e fundit të sezonit të La Liga-s (java e 38-të), skuadra e Carlo Ancelottit mposhti Sociedadin me rezultatin 2-0 në "Santiago Bernabeu", zuri vendin e dytë në renditje dhe do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Golat e Kylian Mbappe në minutat e 38-të dhe në të 84-n vendosën ndeshjen në stadiumin e "merengues", ku tifozët e skuadrës së "mbretëretit" përshëndetën mes entuzjazmit Carlo Ancelottin dhe Luka Modricin, të cilët nuk do të jenë më në dhomat e zhveshjes së Real Madridit nga sezoni i ardhshëm (i pari po merr drejtimin e ekipit kombëtar brazilian, ndërsa i dyti, pas shumë vitesh shërbimi, do të vazhdojë fazën tjetër të karrierës së tij diku tjetër).


Pas Valladolidit dhe Las Palmasit, Leganes u bë skuadra e tretë që i "tha lamtumirë" La Ligës sot (24/5) dhe do të marrë pjesë në divizionin e dytë të ligës spanjolle nga sezoni i ri.
Fitorja 3-0 në shtëpi ndaj Valladolidit nuk ishte e mjaftueshme për ekipin madrilen, pasi në të njëjtën kohë në Barcelonë, Espanyol mori "tre pikët" ndaj Las Palmas, e cila gjithashtu ra nga kategoria (2-0) dhe ishte ajo që njëkohësisht "vulosi" qëndrimin e sajë në kategorinë "e madhe" në kurriz të Leganes.
B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll