Sport

Në javën e fundit, Espanyol i Marash Kumbullës ia del të mbijetojë!

Leganes, edhe pse fitoi 3-0, e mbyll sezonin në vendin e 18-të me 40 pikë, dhe i bashkëngjitet Las Palmas dhe Valladolidit, që do të luajnë në Segunda Divizion sezonin e ri.

25 Maj 2025, 00:08 Nga DOSJA
Në javën e fundit, Espanyol i Marash Kumbullës ia del të

SPANJE - Në javën e fundit të La Ligës është përcaktuar dhe ekipi i tretë që do luajë sezonin e ri në Segunda Divizion dhe është Leganes, edhe pse fitoi në shtëpi 3-0 ndaj Valladolid. Në anën tjetër, ekipi më i rrezikuar ishte Espanyol, i cili fitoi në shtëpi 2-0 ndaj Las Palmas.

Serinë e golave e hapi Juan Puado në minutën 65-të nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua pas pengimit brenda zonës së Alejo Veliz.Goli që vulosi fitoren u shënua nga Pere Milla në minutën e 82-të, pas asistit të Juan Puado.

Espanyol fiton 2-0 dhe qëndron biletën për në La Liga edhe për sezonin e ri. Marash Kumbulla mungonte sot për katalanasit për shkak kartonësh, por mbrojtësi kuqezi ka bërë një sezon fantastik tek Espanyol, ku u huazua nga Roma për një sezon.

Leganes, edhe pse fitoi 3-0, e mbyll sezonin në vendin e 18-të me 40 pikë, dhe i bashkëngjitet Las Palmas dhe Valladolidit, që do të luajnë në Segunda Divizion sezonin e ri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll