Aktualitet

"Deri tani 5 raste me salmonelë", mjekja mikrobiologe në Gramsh thirrje prindërve: Mos i kuroni fëmijët në shtëpi! Për çdo situatë kërkoni ndihmën e specializuar në spital

Ajo theksoi se janë bërë afro 80 analiza në Institutin e Shëndetit Publik, ndërkohë që ditën e hënë pritet të kryhen analiza specifike nga një ekip mikro-biologësh për të vijuar me hetimin epidemiologjik sipas protokollit të shëndetit publik.

25 Maj 2025, 14:22 Nga N.F
"Deri tani 5 raste me salmonelë", mjekja mikrobiologe në
Foto ilustruese

GRAMSH- Mjekja mikrobiologë e njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Gramshit, Dafina Shtylla ka bërë me dije se janë konfirmuar 5 raste me bakterin salmonelë mes rasteve të dyshuara për helmim në kopshin publik nr.1 në Gramsh. Mjekja në një intervistë për gazetarin Osman Stafa tha se aktualisht gjendja e fëmijëve është në kontroll.

Ajo theksoi se janë bërë afro 80 analiza në Institutin e Shëndetit Publik, ndërkohë që ditën e hënë pritet të kryhen analiza specifike nga një ekip mikro-biologësh për të vijuar me hetimin epidemiologjik sipas protokollit të shëndetit publik. Shylla më tej gjatë fjalës së saj u bërë apel prindërve që të mos i kurojnë fëmijët në shtëpi, por për çdo situatë të kërkojnë ndihmën e specializuar në spital.

“Është situatë jo e lehtë por ne do ta përballojmë. Salmonela është e vështirë të ekzaminohet në analiza, por ne kemi marrë përgjigje nga laboratori i referimit në ISHP se janë deri tani 5 raste me salmonelë. Kjo sëmundje bakteriale zakonisht merret nga goja ndaj dhe njihet më së shumti “sëmundja e duarve të palara”, tha mjekja.

helmimi i 70 femijeve ne gramsh

Sondazh

Poll