“Nelsa shpk”, kompania që furnizoi kopshtin ku u helmuan 70 fëmijë në Gramsh, furnizues edhe për spitalet e burgjet
Foto ilustruese GRAMSH- Rreth 70 fëmijë të një kopshti publik në qytetin e Gramshit, janë helmuar dhe janë paraqitur n&e...
Ajo shton se për produktet e ofruara janë të kontrolluara.
GRAMSH- Administratorja e “Nelsa SHPK”, kompanisë që furnizon me ushqime kopshtin ku u helmuan fëmijët në Gramsh ka folur në lidhje me ngjarjen. Në një prononcim telefonik për ZËRI-n, Elsa Kamberi Balla shprehet se ata furnizojmë me ushqimet bazë kopshtin në fjalë, si bulmetra, mishi,etj. Ajo shton se për produktet e ofruara janë të kontrolluara.
“Ne nuk ofrojmë shërbime kateringu. Ne kemi një kontratë me kopshtin në fjalë ku dërgojmë furnizime me ushqime nga më të ndryshmet, si bulmetrat apo edhe mishi. E kam ndjekur situatën në fjalë, por ushqimet që dërgojmë ne janë të kontrolluara. Jam e gatshme t’ju vë në dispozicion analizat e tyre,” u shpreh Balla.
70 fëmijë të një kopshti në Gramsh janë helmuar nga ushqimi ndërsa në analizat e tyre u gjet prani e madhe të bakterit të salmonelës. Dyshimet paraprake janë se helmimi ka ardhur nga ushqimi i ofruar nga kompania e shërbimit katering.
Një grup i madh i fëmijëve gjatë këtyre ditëve është paraqitur me shqetësime dhe të vjella në spitalin e qytetit të Gramshit dhe kjo ka alarmuar prindërit. Fillimisht prindërit kishin dyshuar për gjendje gripale të fëmijëve, por analizat e kryera treguan se ata ishin helmuar nga ushqimi. Helmimi u shkaktoi temperaturë të lartë, përzierje dhe dhimbje të forta koke.
Foto ilustruese GRAMSH- Rreth 70 fëmijë të një kopshti publik në qytetin e Gramshit, janë helmuar dhe janë paraqitur n&e...
TIRANË- Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame do të përcillet në banesën e fundit të martën më 27 maj. Familja La...
Piro Milkani TIRANË- Regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare, duke lënë ...
Foto ilustruese GREQI- Një 39-vjeçare është shpallur në kërkim nga autoritetet greke pasi ajo grabiti një grua t&...
Foto KOSOVË- Pagat më të larta në Kosovë janë në sektorin e teknologjisë së informacionit. Por, shumë det...
Foto ilustruese GRAMSH- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me helmimin e 70 fëmijëve të një kopshti publik në G...
Foto GRAMSH- Reagimi i parë zyrtar ka ardhur në lidhje me helmimin e 70 fëmijëve të një kopshti në Gramsh. Operator...
Altin Arapaj GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 41-vjeçarit Altin Arapaj, në një vresht në Raf...
Foto ilustruese GREQI- Një grua shqiptare është vënë në pranga nga autoritetet greke. Arrestimi i saj ka ardhur pasi ajo tent...
Foto ilustruese GRAMSH- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me helmimin e disa fëmijëve në Gramsh. Prindërit shp...