Aktualitet

Shpërdorim detyre dhe korrupsion nga administrata aktuale? SPAK, kontrolle në zyrat e Bashkisë së Tiranës, sekuestrohen disa celularë

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar dokumentacione në Drejtorinë e Punëve Publike të Bashkisë së Tiranës dhe sektorin e pastrim gjelbërim.

24 Maj 2025, 14:34 Nga M.B
Shpërdorim detyre dhe korrupsion nga administrata aktuale? SPAK, kontrolle
Foto ilustruese

TIRANA- Prokuroria e Posaçme vijon hetimet në Bashkinë e Tiranës teksa raportohet se prej mbrëmjes së djeshme deri në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm, janë kryer kontrolle në disa ambiente të këtij institucioni. Sipas WebLajm.com gjatë kontrolleve janë sekuestruar dokumentacione në Drejtorinë e Punëve Publike të Bashkisë së Tiranës dhe sektorin e pastrim gjelbërim.

Gjithashtu, raportohet se janë zhvilluar kontrolle edhe në ambientet e Bashkisë qendrore, konkretisht në zyrat e dy drejtuesve të saj. Bëhet me dije se me vendim gjykate, janë sekuestruar 5 telefona celularë. WebLajm.com shkruan se ky procedim nuk lidhet me çështjen e Kryebashkiakut Erion Veliajt, por dyshohet për një tjetër aferë të mundshme shpërdorimi detyre dhe korrupsioni nga administrata aktuale.

Gjithashtu WebLajm.com shkruan se kontaktoi edhe zyrën e shtypit të bashkisë tiranë për një koment mbi lajmi dhe kontrollet. Në përgjigje të pyetjes ata u shprehen se “s'ka patur asnjë kontroll të tillë në administratën e bashkisë".

spak

Sondazh

Poll