Aktualitet

Zbulohen 4 laboratorë falsifikimi të pasaportave, 23 të arrestuar! Sekuestrohen çanta plot dokumente identifikimi, 50 mijë euro dhe vula

Mediat greke bëjnë me dije se janë identifikuar të paktën katër laboratorë që prodhojnë pasaporta të falsifikuara, kryesisht shqiptare dhe greke.

24 Maj 2025, 13:26 Nga M.B
Zbulohen 4 laboratorë falsifikimi të pasaportave, 23 të
Sendet e sekuestruara

GREQIA- Policia greke ka përfunduar një operacion të quajtur “Kerveros”, gjatë të cilit u arrestuan 23 persona të përfshirë në një rrjet trafikimi qeniesh njerëzore, ndërsa u sekuestruan 3.700 pasaporta të falsifikuara. Mediat greke bëjnë me dije se janë identifikuar të paktën katër laboratorë që prodhojnë pasaporta të falsifikuara, kryesisht shqiptare dhe greke.

Ndërkohë, hetimi ka çuar në sekuestrimin e 3.700 pasaportave dhe kartave të identitetit të falsifikuara nga vende të ndryshme, si dhe afërsisht 50.000 euro cash. Gjatë kontrolleve në apartamente, policia gjeti çanta plot me pasaporta të falsifikuara, sirtarë me pulla dhe zarfe që përmbanin shuma parash.

Mësohet se në pranga ka rënë edhe kreu i grupit. Ai kishte ngritur një laborator të pajisur plotësisht brenda një apartamenti, në zonën e banesave të punëtorëve të Peristerit në Athinë. Sipas informacionit, rrjeti ishte i përfshirë në më shumë se 500 raste të trafikut të paligjshëm të klandestinëve, duke fituar një total prej të paktën 4 milionë euro. Ky grup kryente edhe transport klandestinësh me rrugë tokësore nga Shqipëria, por edhe me anije bregdetare.

greqia

Sondazh

Poll