24 Maj 2025, 13:45
Nga M.B
Foto nga ceremonia
TIRANA- Policia e Shtetit dhe autoritetet italiane kanë nisur përgatitjet për fushatën ajrore të monitorimit për vitin 2025, në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike. Delegacioni italian, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, inaguruan laboratorin për përpunimin e të dhënave të monitorimit ajror.
Mësohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda, zhvilloi sot një takim me një Delegacion të Lartë të Ministrisë së Brendshme të Italisë, që kryesohej nga Komandanti i Repartit të Tretë të Operacioneve të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza, Gjeneral Brigade Luigi Vinciguerra, Drejtori i Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë, Gjeneral Brigade Giampiero Ianni, Eksperti i Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Tiranë, Salvatore Gava, përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse Interforze në Shqipëri, Ferdinando Rucco, Komandanti i Guardia di Finanza në Durrës, Nënkolonel Francesco Della Corte, Eksperti i Guardia di Finanza, Nënkolonel Giampiero Carrieri dhe përfaqësues të Konsorciumit Universitar Benecon.
Takimi kishte në fokus koordinimin për fushatën e monitorimit ajror të territorit për vitin 2025, si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. U diskutuan masat konkrete për intensifikimin e veprimeve parandaluese dhe përdorimin e teknologjive të avancuara të mbikëqyrjes. Drejtori i Përgjithshëm vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet italiane dhe theksoi se lufta kundër kultivimit të kanabisit mbetet një prioritet absolut.
“Monitorimi ajror, inteligjenca policore dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë çelësi i suksesit të përbashkët,” u shpreh ai.
Gjeneral Vinciguerra vlerësoi përkushtimin e Policisë së Shtetit dhe theksoi se rezultatet e deritanishme janë fryt i një partneriteti të fortë. Ai siguroi se Policia Italiane dhe Guardia di Finanza do të vijojnë mbështetjen me burime teknike dhe ekspertizë për rritjen e efektivitetit të kontrollit të territorit.
policia e shtetit
Aktualitet
24 Maj 2025, 13:26
M.B
Sendet e sekuestruara
GREQIA- Policia greke ka përfunduar një operacion të quajtur “Kerveros”, gjatë të cilit u arrest...
Aktualitet
24 Maj 2025, 11:39
M.B
Elvis Pupa dhe bashkëshortja
AUSTRALIA- Aktori i njohur Elvis Pupa ka reaguar pasi mediat e Australisë, raportuan se ai dhe bashkëshort...
Aktualitet
24 Maj 2025, 11:23
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 63-vjeçar italian ka ndërruar jetë sot teksa dyshohet se shkaku lidhet me një ndërhyrje ki...
Aktualitet
24 Maj 2025, 11:18
M.B
Droga
KRUJË- Policia e Krujës ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi kultivonte kabanis në serë. Bëhet me dije ...
Aktualitet
24 Maj 2025, 11:16
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Policia e Tiranës, ka arrestuar 42-vjeçarin Enis Vrapi pasi ditën e djeshme, ka rrezikuar jetën e efekti...
Aktualitet
24 Maj 2025, 10:55
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Përgjithshme ka bërë bilancin për krimet zgjedhore deri më datë 22 maj. B...
Aktualitet
24 Maj 2025, 10:50
M.B
Foto nga takimi
PORTUGALIA- Inspektori i Lartë i Drejtësisë mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme t&eum...
Aktualitet
24 Maj 2025, 10:44
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 44-vjeçar turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke për tentativ&...
Aktualitet
24 Maj 2025, 10:33
M.B
Viktima
GREQIA- Gruaja e 41-vjeçarit shqiptar Altin Arapaje, i cili u gjet i vdekur në një vresht në Rafinë, ka dh&eum...
Aktualitet
24 Maj 2025, 10:11
M.B
Foto ilustruese
FIER- Një 28-vjeçar është arrestuar pasi kreu vjedhje në 4 subjekte tregtare brenda një nate në F...