24 Maj 2025, 10:55
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Përgjithshme ka bërë bilancin për krimet zgjedhore deri më datë 22 maj. Bëhet me dije se deri më tani janë regjistruar në total 107 kallëzime, nga të cilat hetimi ka nisur vetëm për 47 raste, ndërkohe 6 kallëzime janë referuar në SPAK. Në njoftim thuhet se 16 kallëzime të tjera janë pushuar, ndërsa për 35 raste po vijon verifikimi.
Gjithashtu mësohet se kallëzimet janë regjistruar 10 në Prokurorinë Fier, 5 në Prokurorinë Sarandë, 4 në Prokurorinë Durrës, 33 në Prokurorinë Tiranë, 3 në Prokurorinë Gjirokastër, 4 në Prokurorinë Kukës, 8 në Prokurorinë Lezhë, 17 në Prokurorinë Dibër, 2 në Prokurorinë Vlorë, 4 në Prokurorinë Korçë, 3 në Prokurorinë Shkodër, 12 në Prokurorinë Elbasan dhe 2 në Prokurorinë Berat.
Sipas njoftimit nga kallëzimet penale të regjistruara, është vendosur mosfillimi 8 nga Prokuroria Tiranë, 2 nga Prokuroria Kukës, 3 nga Prokuroria Dibër, 1 nga Prokuroria Sarandë, 1 nga Prokuoria Fier dhe 1 nga Prokuroria Elbasan.
Njoftimi:
Prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, deri në datën 22.05.2025, në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, kanë raportuar si më poshtë:
• Janë regjistruar gjithësej 107 kallëzime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 327, 328, 328/a, 328/b, 329, 329/a, 331/a dhe 332/a të Kodit Penal.
• Burim i njoftimit të veprave penale për kallëzimet e mësipërme kanë qenë, policia gjyqësore në 64 raste, SPAK në 17 raste, subjekte politike në 9 raste, kryesisht në 11 raste dhe shtetas në 6 raste.
• Kallëzimet e mësipërme janë regjistruar 10 në Prokurorinë Fier, 5 në Prokurorinë Sarandë, 4 në Prokurorinë Durrës, 33 në Prokurorinë Tiranë, 3 në Prokurorinë Gjirokastër, 4 në Prokurorinë Kukës, 8 në Prokurorinë Lezhë, 17 në Prokurorinë Dibër, 2 në Prokurorinë Vlorë, 4 në Prokurorinë Korçë, 3 në Prokurorinë Shkodër, 12 në Prokurorinë Elbasan dhe 2 në Prokurorinë Berat.
• Nga kallëzimet e mësipërme janë regjistruar gjithësej 47 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 327, 328/a, 328/b, 329, 329/a, 331/a dhe 332/a të Kodit Penal.
• Procedimet penale janë regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier gjithesej 7 procedime, 2 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a të Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a, paragrafi 4 i Kodit Penal dhe 1 procedim për veprën penale të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër gjithësej 3 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 326/1 dhe 329/1 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan gjithësej 9 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a, 248, 332/a, 134/1 dhe 287/b të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës gjithësej 1 procedim për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a dhe 248 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, gjithësej 7 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 237/5 dhe 328/a, paragrafi 4 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër gjithësej 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a dhe 328/b të Kodit Penal.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë gjithësej 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 325 dhe 326/a të Kodit Penal.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës gjithësej 1 procedim për veprën penale të prashikuara nga neni 328/a i Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë gjithësej 2 procedime për veprat penale të prashikuar nga nenet 328/a, 329/2, 237, 89 dhe 25 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë gjithësej 1 procedim për veprën penale të prashikuar nga nenet 328/a i Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë gjithësej 3 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 327 dhe 329 dhe 278 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë gjithësej 9 procedime për veprat penale të prashikuar nga nenet 325, 327/1, 328/a, 329 të Kodit Penal.
• I janë dërguar për kompetencë SPAK 6 kallëzime penale nga Prokuroria Durrës, Lezhë, Dibër dhe dy procedime penal nga Prokuroria Fier dhe Shkodër.
• Nga kallëzimet penale të regjistruara, është vendosur mosfillimi për 16 prej tyre. 8 nga Prokuroria Tiranë, 2 nga Prokuroria Kukës, 3 nga Prokuroria Dibër, 1 nga Prokuroria Sarandë, 1 nga Prokuoria Fier dhe 1 nga Prokuroria Elbasan.
• Një procedim penal i regjistruar nga Prokuroria Dibër për veprën penale të parashikuar nga neni 237/5, 328/a, paragrafi 4, është kërkuar dërgimi për gjykim me një person të pandehur, pa masë sigurimi personal dhe një procedim penal i regjistruar nga Prokuroria Gjirokastër për veprën penale të parashikuar nga neni 326/1 i Kodit Penal, është dërguar në gjykatë me kërkesë për pushim. Gjithashtu për një procedim të regjistruar për veprën e parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal, në Prokurorinë Gjirokastër, është kërkuar në gjykatë zhvillimi i gjykimit të drejtpërdrejtë.
• Janë arrestuar në flagrancë 7 persona për veprat penale në fushën e zgjedhjeve, 4 në Prokurorinë Tiranë, 1 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë Lezhë dhe 1 në Prokurorinë e Fierit.
• Është dhënë urdhër ndalimi për 4 persona nga Prokuroria e Elbasanit.
• Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.
krimet zgjedhore
Aktualitet
24 Maj 2025, 10:50
M.B
Foto nga takimi
PORTUGALIA- Inspektori i Lartë i Drejtësisë mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme t&eum...
Aktualitet
24 Maj 2025, 10:44
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 44-vjeçar turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke për tentativ&...
Aktualitet
24 Maj 2025, 10:33
M.B
Viktima
GREQIA- Gruaja e 41-vjeçarit shqiptar Altin Arapaje, i cili u gjet i vdekur në një vresht në Rafinë, ka dh&eum...
Aktualitet
24 Maj 2025, 10:11
M.B
Foto ilustruese
FIER- Një 28-vjeçar është arrestuar pasi kreu vjedhje në 4 subjekte tregtare brenda një nate në F...
Aktualitet
24 Maj 2025, 10:06
M.B
Foto ilustruese
KAKAVIJË- Dy persona janë nga Departamenti i Kontrollit të Pasaportave të Kakavijës, teksa bëhet me dije se t...
Aktualitet
24 Maj 2025, 09:53
M.B
Foto ilustruese
LLOGARA- Tuneli i Llogarasë është hapur sot teksa udhëtarët do të kenë akses deri më 15 shtato...
Aktualitet
24 Maj 2025, 09:29
M.B
Arma
VLORA- Një 28-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpi...
Aktualitet
24 Maj 2025, 09:17
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
FIER- Një aksident ka ndodhur sot në vendin e quajtur “ Ura e Sheqit” në Fier ku një automje...
Aktualitet
24 Maj 2025, 08:59
M.B
Viktima
GREQIA- Policia greke ka vendosur në pranga edhe 2 persona të tjerë pas arrestimit të autorit 46-vjeçar, Mikel Selimaj, ...
Aktualitet
24 Maj 2025, 07:35
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ju nuk do të binit kurrë pre e një mashtrimi online, apo jo? Gabim, pohojnë ekspertët e sigurisë kibe...