Aktualitet

VIDEO/ Pamjet nga operacioni policor 'Enigma'! Ja momenti i arrestimit të shtatë personave në Durrës, me pjata në duar policia i shtrin në tokë

Në pranga janë vënë Xhevdet Plaku, Flobens Mecia, Voltan Xhani, Jugert Xhani dhe tre persona të tjerë të cilët akuzohen për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit".

23 Maj 2025, 11:01 Nga M.L
VIDEO/ Pamjet nga operacioni policor 'Enigma'! Ja momenti i arrestimit
Foto ilustruese

DURRËS- Pamjet e mëposhtme tregojnë operacionin policor të zhvilluar ditën e djeshme në qytetin bregdetar të Durrësit. Në kuadër të këtij aksioni, policia bëri me dije se janë arrestuar shtatë persona, tre prej tyre të cilësuar me rrezikshmëri të lartë. Në pranga janë vënë Xhevdet Plaku, Flobens Mecia, Voltan Xhani, Jugert Xhani dhe tre persona të tjerë të cilët akuzohen për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit".

 

Xhevdet Plaku i njohur dhe si "Akili", u arratis në janar të këtij viti nga burgu i Ankonës në Itali, ku po vuante dënimin për trafik droge. Në momentin e arrestimit, Plakut iu gjet një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje.

durres

Sondazh

Poll