Aktualitet

U arratis nga burgu në Itali/ Arrestohet Xhevdet Plaku në Durrës, i shumëkërkuari u kap me disa persona në një lokal

Në një deklaratë për mediat, policia e Durrësit bëri me dije se kishin marrë informacione se një grup personash po qëndronin në ambientet e një restoranti në Gjirin e Lalzit në Durrës dhe se ishin të armatosur.

23 Maj 2025, 10:02 Nga r.ll
U arratis nga burgu në Itali/ Arrestohet Xhevdet Plaku në Durrës,
xhevdet plaku

DURRËS- Xhevdet Plaku, i cili u arratis nga burgu i Ankonës në janar të këtij viti, është arrestuar ditën e sotme në Durrës. I njohur dhe si "Akili" u vu në pranga në një restorant në Gjirin e Lalzit.

Në një deklaratë për mediat, policia e Durrësit bëri me dije se kishin marrë informacione se një grup personash po qëndronin në ambientet e një restoranti në Gjirin e Lalzit në Durrës dhe se ishin të armatosur. Forcat speciale kanë ndëryrë në mënyrë të menjëhershme dhe kanë arrestuar 7 persona, mes tyre Xhevdet Plaku. 

Arratisja nga burgu i Ankonës në Itali

44-vjeçari Xhevdet Plaku, i njohur si kapo i drogës me 25 identitete është arratisur nga burgu në Itali. Ai u zhduk pasi doli nga burgu Barcaglione në Ankona për të hedhur mbeturinat. 44-vjeçari ishte i ndaluar prej një viti e gjysmë dhe vuante dënimin për trafik droge.

Ai kishte për detyrë të pastronte kazermat e agjentëve dhe zyrat e menaxhimit dhe duke përfituar nga regjimi i paraburgimit të nenit 21, gëzonte lirinë e lëvizjes jashtë burgut pa shoqërim, deri kur doli një paradite të janarit të këtij viti për të hedhur mbeturinat dhe nuk u kthye më. Kur u krye kontrolli tre orë më vonë, Plaku nuk iu përgjigj thirrjes dhe nisën kërkimet për kapjen e tij.

Ai dyshohet se është kreu i një bande shqiptarësh që trafikonin kokainë drejt Holandës dhe Belgjikës. Në Borghetto Santo Spirito (Savona), në qershor 2000, ai u arrestua për vrasjen e një bashkatdhetari, por u lirua në vitin 2014 dhe u zhduk. Më pas u rishfaq në Holandë, nga ku u ekstradua në Itali. 44-vjeçari është në kërkim edhe në Shqipëri, ku u dënua me 22 vjet burg për vrasjen e një shqiptari tjetër në qershor 2003 në Durrës.

xhevdet plaku

Sondazh

Poll