Aktualitet

VIDEO- Skena si nëpër filma në mes të Tiranës/ Përplasi makinën e policisë e disa automjete të tjera dhe terrorizoi qytetarët, arrestohet 40-vjeçari me probleme të shëndetit mendor

Mësohet se aksioni është zhvilluar në zonën e “Medresesë” në kryeqytet, ku 40-vjeçari pasi ka përplasur makinën e policisë është larguar. 

23 Maj 2025, 10:25 Nga M.L
VIDEO- Skena si nëpër filma në mes të Tiranës/
Foto ilustruese

TIRANA- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen që ngritit në këmbë policinë e kryeqytetit vetëm pak më parë, duke rrezikuar edhe jetën e këmbësorëve. Mësohet se aksioni është zhvilluar në zonën e “Medresesë” në kryeqytet, ku 40-vjeçari pasi ka përplasur makinën e policisë është larguar. 

Policia ka nisur operacionin për ta kapur dhe në ndjekje e sipër ai ka përplasur edhe disa makina të tjera dhe ka arritur që ta ndalojë dhe ta vërë në pranga vetëm pas një përpjekjeje intensive. Ngjarja ka shkaktuar shumë shqetësim dhe ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, pasi zona ku ka ndodhur ngjarja është mjaft e populluar.

Ndërkohë më tej mësohet personi i arrestuar në ngjarjen e ndodhur, është rreth 40 vjeç dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor.

tirane

Sondazh

Poll