Aktualitet

Mbante në makinë një pistoletë lodër/ Kush është 40-vjeçari me probleme të shëndetit që terrorizoi kryeqytetin sot, mister se si ka arritur të dalë nga spitali i Neurologjisë

Mësohet se në pranga është vënë një person rreth 40 vjeç që vuante nga probleme të shëndetit mendor, i cili përplasi disa makina policie dhe në ndjekje nga policia aksidentoi edhe mjete të tjera, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke shkaktuar panik tek to.

23 Maj 2025, 10:46 Nga M.L
Mbante në makinë një pistoletë lodër/ Kush
Foto ilustruese

TIRANA- Paraditen e ditës së sotme ka ndodhur një situatë e pazakontë në në një zonë të populluar të Tiranës ku është zhvilluar një aksion policor, që u krahasua skenat nëpër filmat aksion. Mësohet se në pranga është vënë një person rreth 40 vjeç që vuante nga probleme të shëndetit mendor, i cili përplasi disa makina policie dhe në ndjekje nga policia aksidentoi edhe mjete të tjera, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke shkaktuar panik tek to.

Bëhet me dije se 40-vjeçari ishte ndaluar nga policia edhe dy javë më parë. Pasi uniformat blu e ndaluan, mësohet se e dërguan në spitalin e Neurologjisë, por sot ai është shfaqur sërish me makinë, duke bërë manovra të rrezikshme.

Në makinën e tij Land Rover autori mbante edhe një armë zjarri lodër dhe sakaq nuk dihen ende arsyet pse ai doli nga spitali dhe sa ka qëndruar aty.

tirana

Sondazh

Poll