Politike

"Nuk është faji ynë pse Veliaj është në burg, nuk është as meritë e SPAK!" Alimehmeti: Inceneratori nuk ka ekzistuar dhe ai dënohet për ca rroba

Alimehmeti tha për këtë se SPAK vonoi në arrestimin e kryebashkiakut Veliaj.

22 Maj 2025, 22:52 Nga M.B
"Nuk është faji ynë pse Veliaj është në burg,
Ilir Alimehmeti

TIRANA- Ish-kandidati për deputet i PD-së në Tiranë Ilir Alimehmeti foli sot lidhur me zhvillimet e fundit të SPAK ku kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij iu shtua dhe një tjetër akuzë ajo e fshehjes së pasurisë. I ftuar në emisionin "Log" përball tij kandidati i zgjedhur i PS-së si deputet, Ardit Bido tha se çështja “Veliaj” i përket drejtësisë e cila si institucion i pavarur është garanci për qytetarët ndërsa PS alternativë që mbron SPAK. Alimehmeti tha për këtë se SPAK vonoi në arrestimin e kryebashkiakut Veliaj.

"Nuk është faji ynë pse Veliaj është në burg. Nuk është meritë e SPAK që ai është në burg. Nëse mjeku vjen pasi vdes pacienti, kjo nuk e bën atë të mirë. Inceneratori nuk ka ekzistuar dhe ai dënohet për ca rroba. Ky është SPAK dhe pagesat vijojnë të bëhen nga buxheti i shtetit. Po të shkojë topi te Veliaj, shkon te Rama, se nuk nxjerr VKM Veliaj. Çdo institucion përbëhet nga njerëz, kur janë të kapur, duhet të ketë proces autorregullimi brenda tij", tha Alimehmeti.

pd ilir alimehmeti

Sondazh

Poll