Politike

E dinit që do humbnit zgjedhjet? Berisha: Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje! Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë

Berisha, duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit theksoi se detyra e opozitës është tu faktojë qytetarëve se ç’po ndodh në vend dhe sipas tij kjo u faktua me zërin e të gjitha partive të djathta në botë.

22 Maj 2025, 21:51 Nga E. D
E dinit që do humbnit zgjedhjet? Berisha: Me Edi Ramën nuk ka
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit theksoi se detyra e opozitës është tu faktojë qytetarëve se ç’po ndodh në vend dhe sipas tij kjo u faktua me zërin e të gjitha partive të djathta në botë. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Berisha tha se ka deklaruar se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. 

Berisha: Çfarë janë zgjedhjet? Është një garë mes disa lojtarëve. Nëse një lojtar del në fushë me të gjithë makinerinë e shtetit, ku ka për komisionerë dhe operatorë punonjës elektoral administratën, ku ka të gjitha burimet e shtetit në dispozicion, ku ka të gjithë financat e shtetit në dispozicion të zgjedhjeve, ku ka në dispozicion të gjitha institucionet e shtetit. I nderuar zotëri, pikërisht kjo është farsa. Këtu s’ka më zgjedhje.

Berisha: Besoj se detyra e opozitës është të faktojë qytetarëve se ç’po ndodh në vend. Ne e faktuam, me zërin e të gjitha partive të djathta në botë.

Fevziu: Ju e dinit që do humbnit zgjedhjet?

Berisha: Edhe një herë. Unë jam personi që kam deklaruar se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Pse?

Fevziu: Ju thatë që do fitojmë. Të kam pyetur, më ke thënë është si të bjerë borë, e ra borë sipër çudi.

Berisha: Nëse ti mendon se do bësh fushatë e do thuash s’do fitojmë… Ti do mobilizosh, ti do motivosh, apo jo?

sali berisha

Sondazh

Poll