Politike

"Zarfat u mbushën në Shqipëri"/ Berisha: Diaspora farsa më e turpshme në historinë e një vendi!

Berisha ndër të tjera theksoi se vota e diasporës është një e drejtë kushtetuese, por kjo u shkel nga kryeministri, Edi Rama.

22 Maj 2025, 22:45 Nga E. D
"Zarfat u mbushën në Shqipëri"/ Berisha: Diaspora farsa
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për zgjedhjet e 11 majit theksoi se zarfat e votës nga jashtë janë mbushur në Shqipëri. I ftuar në emisionin "Opinion", Berisha tha se iërfshirë në këtë proces ishte dhe Postën Shqiptare. Berisha ndër të tjera theksoi se vota e diasporës është një e drejtë kushtetuese, por kjo u shkel nga kryeministri, Edi Rama. Lideri demokrat thotë se kompania postare ndërkombëtare DHL shkeli garancinë në mënyrë të prerë.

Sali Berisha: Diaspora është farsa më e turpshme në historinë e një vendi. Ka patur një kontratë me DHL, një kompani me reputacion ndërkombëtar private. Kompania ka pasur një kusht nga ne, në kontratë, asnjë nënkontraktor. Tani, të lutem një minutë sepse kanë ardhur të gjitha janë mbushur nga e para 90% e tyre.

Blendi Fevziu: Ku janë mbushur? Janë mbushur këtu?

Sali Berisha: Këtu. Sigurisht këtu. Në zyrat e Postës Shqiptare, e ke marrë vesh që ka marrë pjesë Posta Shqiptare. E ka deklaruar vetë Ilirjan Celibashi.

Blendi Fevziu: Posta Shqiptare?! Po si i ka mbushur Posta Shqiptare letrat?! Ku i gjeti letrat e votimit?

Sali Berisha: Kush ja dha? Partia nënë. Posta Shqiptare është segment i Partisë Socialiste. Prandaj po flasim për shtetin ne.

Blendi Fevziu: Po si do të fusi Posta Shqiptare, letrat e votimit janë të skanuara me kod sigurie e të gjitha?

Sali Berisha: Atëherë më fal a më the këtu të numëruara 12 mijë e 219 zarfa. Totali që duhet të ishin 11 mijë e 800, pra shtohen nja 400 e ca. Vazhdojmë më tutje. Të numëruara…

Blendi Fevziu: Ju përse e vendosët njëherë votën e diasporës?

Sali Berisha: Ajo është e drejtë kushtetuese e tyre. Se Edi Rama dhunon votën e tyre është punë e tij.

Blendi Fevziu: Po më çfarë garancie ratë dakord ju?

Sali Berisha: Garancia u shkel. Garancia kryesore ishte një, dorëzimi i zarfeve në dorë. Dy, posta DHL dhe asnjë tjetër nënkontrakorë të gjitha këto u shkelën në mënyrë të prerë.

sali berisha

Sondazh

Poll