Politike

"Organet kompetente nuk bëjnë asgjë!" Zgjedhjet parlametare, Alimehmeti: Kishte disa fenomene që dolën me mbi 20 mijë vota

Alimehmetit tha se në zgjedhjet e fundit dolën disa që morën mbi 20 mijë vota, që nuk i njeh askush, ndërkohë që as Ministri i Brendshëm nuk arriti t’i merrte dot.

22 Maj 2025, 21:24 Nga M.B
"Organet kompetente nuk bëjnë asgjë!" Zgjedhjet
Ilir Alimehmeti

TIRANA- Ish-kandidati për deputet i PD-së në Tiranë Ilir Alimehmeti pohoi sot se është e kotë të flasim për vullnetin e popullit. I ftuar në emisionin "Log" Alimehmeti tha se në zgjedhjet e fundit dolën disa që morën mbi 20 mijë vota, që nuk i njeh askush, ndërkohë që as Ministri i Brendshëm nuk arriti t’i merrte dot. Ai shtoi se organet kompetente nuk bëjnë asgjë mbi hetimet e krimeve zgjedhore.

“Institucionet shtetërore janë pushim, vetëm Opozita po gjen prova për manipulimin e zgjedhjeve. OSBE/ODIHR e thotë qartë se gara nuk ishte e barabartë, pjesëmarrja e administratës, si dhe falja e gjobave tri ditë para zgjedhjeve. Është e kotë të flasim për vullnetin e popullit, të cilit nuk i mbetet gjë tjetër, vetëm të largohet.

Problemet janë të mëdha. Kishte disa fenomene në këto zgjedhje, kishte njerëz që nuk i njeh asnjë dhe dalin mbi 20 mijë vota, teksa as Ministri i Brendshëm nuk i merr dot. Problemet nuk zgjidhen nga ato që i kanë krijuar, kjo është e qartë. Nëse ne nuk bëjmë një gjysmë hapi përpara, nuk mund të ecet më tej. Fatkeqësisht nga organet kompetente nuk bëjnë asgjë mbi hetimet e krimeve zgjedhore”, tha Alimehmeti.

pd

Sondazh

Poll