Politike

"Urime, një hap tjetër më afër BE-së"/ Hapja e grup-kapitullit të ri për Shqipërinë, Marta Kos: Zgjerimi ka të bëjë me përparimin ditë pas dite

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos në një reagim në platformën X uron Shqipërinë për hapjen e grupit-kapitullit të tretë për Shqipërinë, i cili përbëhet nga Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithpërfshirëse.

22 Maj 2025, 20:11 Nga E. D
"Urime, një hap tjetër më afër BE-së"/ Hapja
Marta Kos

BRUKSEL- Ditën e sotmenë Bruksel, u mbajt Konferenca e Pestë Ndërqeveritare, ku u hapen negociatat për grupkapitullin “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, e dyta në më pak se një muaj.

Në emër të Shqipërisë, bisedimet i udhëhoqi ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ishte i shoqëruar nga ministrja Adea Pirdeni dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka.

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos në një reagim në platformën X uron Shqipërinë për hapjen e grupit-kapitullit të tretë për Shqipërinë, i cili përbëhet nga Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithpërfshirëse.

“Urime Shqipërisë për hapjen e Grupit 3 mbi konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse sot! Kjo do të thotë një ekonomi më e fortë shqiptare në dobi të qytetarëve tuaj dhe një hap tjetër më afër BE-së. Zgjerimi i BE ka të bëjë me përparimin ditë pas dite”, shkruan Marta Kos në rrjetin social X.

marta kos

Sondazh

Poll