22 Maj 2025, 18:56
Nga M.B
Delegacioni
BRUKSEL– Pasditen e sotme u zhvillua në Bruksel, Konferenca e 5-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, e cila miratoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë mbi 8 kapituj të përfshirë në Grupimin e 3-të: “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm historik përpara në negociatat e vendit tonë për anëtarësim në BE. I pranishëm në këtë Konferencë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar në lidhje me këtë zhvillim të rëndësishëm.
"Një gurthemel i ri i hedhur me hapjen zyrtare të Grup-Kapitullit 3 - Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse - gjatë Konferencës së 5-të Ndërqeveritare të mbajtur në Bruksel. Hapja e 8 kapitujve të rinj sot reflekton progresin e bazuar në meritë të Shqipërisë dhe është një tregues i qartë se sa shumë kemi arritur brenda një kohe shumë të shkurtër", shprehet Hasani.
Ai nënvizon gjithashtu se rrugëtimi ynë drejt BE-së nuk ka qenë ndonjëherë kaq i qartë apo më i vendosur.
Në grupimin 3 përfshihen tetë fusha ose kapituj: Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media), Kapitulli 16 (Tatimet), Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare), Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi), Kapitulli 20 (Ndërmarrjet dhe Politika Industriale), Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi), Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura), Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor). Përparimi në këto fusha është thelbësor për të garantuar stabilitetin fiskal të Shqipërisë, modernizimin industrial, rritjen e inovacionit, përmirësimin e kushteve të punës dhe pjesëmarrjen në iniciativat evropiane të kërkimit shkencor, arsimit dhe digjitalizimit.
Me hapjen e këtij grup-kapitulli, Shqipëria është më pranë realizimit të vizionit të Shqipërisë 2030, ku përfitimet dhe rezultatet e integrimit në BE mund të aplikohen direkt në jetën e përditshme, me shërbime më të mira, më shumë mirëqënie dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetarët shqiptarë.
be shqiperi
Politike
22 Maj 2025, 18:39
M.B
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj
TIRANA- Avokatët e çiftit Erion Veliaj-Ajola Xoxa, kanë reaguar pasi SPAK komunikoi për ta akuzë...
Politike
22 Maj 2025, 18:32
E. D
Kaja Kallas
SERBI- Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, gjatë b...
Politike
22 Maj 2025, 17:28
E. D
Kaja Kallas
KOSOVË- Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, u ka bërë thirrje partive parlamentare në Kosovë...
Politike
22 Maj 2025, 17:13
M.B
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka njoftuar ngritjen e një akuze të re ndaj kryebashkiakut të Tiran&eum...
Politike
22 Maj 2025, 17:09
M.B
Pjesë nga videoja
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë se helikopterët Bla...
Politike
22 Maj 2025, 16:31
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian porositi këtë javë se “tani është koha për...
Politike
22 Maj 2025, 15:37
M.B
Ajola Xoxa
TIRANA- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veli...
Politike
22 Maj 2025, 13:33
I.A
Anuela Ristani
TIRANË- Vala e shkarkimeve nga detyra në Bashkinë e Tiranës po vijon ende, teksa Erion Veliaj mbetet në burg. M&eum...
Politike
22 Maj 2025, 13:22
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka komentuar akuzat e Partisë Demokratike për përdorimin e 'trenit bul...
Politike
22 Maj 2025, 13:14
r.ll
blendi himci
TIRANË- Kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Elbasanit, Blendi Himçi tha sot në një deklaratë ...