Aktualitet

Operacioni "Ura"/ Gazetarja: Personi kyç, "Vsi i Pojës", SPAK bëri kontroll në banesën e tij dhe gjeti shumën 3 mln euro të groposur në oborr

Gazetarja tha se Prokuroria e Posaçme bëri kontroll në banesën e tij dhe gjeti shumën 3 mln euro të groposur në oborr.

22 Maj 2025, 21:03 Nga M.B
Operacioni "Ura"/ Gazetarja: Personi kyç, "Vsi i
Klodiana Lala

TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë detaje lidhur me operacionin "Ura" që goditi një grup kriminal të fokusuar në trafikun ndërkombëtar të drogës. E ftuar në emisionin "Opinion", Lala tha se baza kryesore ishte në Durrës dhe se njeriu kyç njihet si Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës, nipi i Xhevdet Triplinit, një ish i dënuar.

Gazetarja shtoi se Troplini u arrestua në 2005 për dyshimet e trafikut të heroinës. Ajo shtoi se në atë kohë u sekuestruan një milionë euro dhe se këto kanë qenë fillesat e Troplinit në narko-trafik. Lala tha se më pas ai i hyri biznesit, teksa ka shtrirë binzesit në pulari, kafe, ndërtim e me rradhë.

Gjithashtu Lala tha se personi në fjalë u ekspozua për shkak të një fotoje me zyrtarë të lartë, përfshirë Ilir Metën, në një aktivitet. Ajo tha se aktualisht ai mbështet mazhorancën dhe Partinë Socialiste ndërsa shtoi se Elvis Doçi nuk ka patur masë sigurie. Gazetarja tha se Prokuroria e Posaçme bëri kontroll në banesën e tij dhe gjeti shumën 3 mln euro të groposur në oborr.

"Grupi kryesor kishte aktivitet në trafikun e lëndëve narkotike, kokainë dhe heroinë, shtrihej edhe në pastrimin e parave, korrupsioni, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm. Baza kryesore ishte në Durrës. Njeriu kyç njihet si Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës, nipi i Xhevdet Triplinit, një ish i dënuar, konsiderohet nga italianët si drejtues i grupit, por ndaj tij nuk ka urdhër arrest.

Troplini u arrestua në 2005 për dyshimet e trafikut të heroinës. Në atë kohë u sekuestruan një milionë euro. Këto kanë qenë fillesat e Troplinit në narko-trafik. Më pas i hyri biznesit, ka shtrirë binzesit në pulari, kafe, ndërtim e me rradhë. U ekspozua për shkak të një fotoje me zyrtarë të lartë, përfshirë Ilir Metën, në një aktivitet. Aktualisht mbështet mazhorancën dhe Partinë Socialiste. Elvis Doçi nuk ka patur masë sigurie. Prokuroria e Posaçme bëri kontroll në banesën e tij dhe gjeti shumën 3 mln euro të groposur në oborr.

Nisur nga SKY ECC, nga zbulimi i tre dëshmitarëve, përfshirë Nuredin Dumanin, u dokumentua që ky grup kishte sjellë tonelata kokainë dhe kjo drogë u ishte shpërndarë grupeve të tjera. Adi Çoba, që rezulton administrator i Felix Vinum, grosist kryesor, bashkë me persona të tjerë, arrinte të shpërndante… Paratë nga aktiviteti kriminal i pastronte në Shqipëri. SPAK foli për 40 episode trafiku dhe për 30 transferata parash të identifikuara. Historia e pastrimit të parave është interesante.

A kishte dekonspirim?  E kam pyetur zotin Proda, ai mohoi zërat për dekonspirim të operacionit. Por, personazhi kryesor, Elvis Doçi, personazh me disa kompani, në fushën e ndërtimit, ka marrë leje më firmën e KM, nuk është arrestuar nga policia. Janë arrestuar shumë të tjerë, por ky që konsiderohet personazhi kryesor nuk është arrestuar. Nuk kam provë për dekonspirim, por grupi i Troplinëve është nga më të fuqishmit në Durrës. Janë përfshirë në fushatë zgjedhore, kanë diktuar emra të kandidatëve në listë dhe kanë përplasje të forta me grupime të tjera. Kanë ndikim edhe te policia, ndaj dyshoj se mund të ketë patur informacion, por nuk kam provë. Ata që janë pëshqit e vegjël janë arrestuar. Edhe italianët i kanë aresrtuar", tha Lala.

klodiana lala

Sondazh

Poll