Aktualitet

Sorollatet 4 vite për certifikatën e pronësisë, “Stop” zgjidh rastin brenda 24 orëve

Prej vitesh i kërkuan një sërë dokumentash, të cilat Ylli i plotësoi me durim. Në nëntor të vitit 2024, aplikoi sërish, por sërish nuk gjeti zgjidhje. Ai thotë se bashkë me noteren ka aplikuar 8 herë në 4 vjet, por pa rezultat.

22 Maj 2025, 21:04 Nga E. D
Sorollatet 4 vite për certifikatën e pronësisë,
foto ilustruese

TIRANË- Emisioni “Stop” në Tv Klan i drejtohet qytetit të Durrësit ku qytetari Ylli Shahini tregon se ka 4 vjet që aplikon në Kadastrën e këtij qyteti për të marrë një certifikatë pronësie dhe nuk po ia del. Në vitin 2009, në objektin që kishte në pronësi bën një shtesë pa leje dhe në 2021-shin merr leje legalizimi. Në maj 2021 shkon tek notere Brunilda Zalla Çeka dhe bën aplikimin e parë që mbeti një vit pa përgjigje.

Prej vitesh i kërkuan një sërë dokumentash, të cilat Ylli i plotësoi me durim. Në nëntor të vitit 2024, aplikoi sërish, por sërish nuk gjeti zgjidhje. Ai thotë se bashkë me noteren ka aplikuar 8 herë në 4 vjet, por pa rezultat.

Gazetarja e “Stop” komunikon për këtë problem me Drejtorin e ASHK-së Durrës, Elvis Pengili, i cili sapo njihet me problematikën, i kërkon gazetares të dhënat e aplikimit të fundit.

Gazetarja: Përshëndetje Visi, si kalove?

Drejtori Elvis Pengili: Përshëndetje! Mirë, si kalove?

Gazetarja: Unë jam Odeta, gazetare e emisionit “Stop”.

Drejtori Elvis Pengili: Po, urdhëro!

Gazetarja: Kam një praktikë me noteren Brunilda Zalla Çeka. Bëhet fjalë për një aplikim ër certifikatë pronësie. Çfarë ka ndodhur, deri  më sot janë bërë një sërë aplikimesh AV0. Jemi tek aplikimi më i fundit më datë 26 mars të 2025.

Drejtori Elvis Pengili: Po! Të shikoj edhe unë rastin që të jap një përgjigjie, se unë prapë ti flet dhe unë nuk di çfarë përgjigjie të të jao. A kupton? Aplikimi i fundit ka marrë përgjigje apo është aktiv akoma?

Gazetarja: Jo,nuk ka marrë përgjigje.

Drejtori Elvis Pengili: Më nis pak me foto aplikimin e fundit dhe merrem unë! Kaq!

Për 24 orë Ylli Shahini u pajis me certifikatën e pronësisë për të cilën endej prej 4 vjetësh.

Drejtori Elvis Pengili: Po, mbyllet sot! E ka të postuar sot.

Gazetarja: Domethënë zgjidhet  sot  rasti?

Drejtori Elvis Pengili: Po pra, po. Po, po, po!

Gazetarja: Dakord, të falënderoj!

Drejtori Elvis Pengili: Dakord! Gjithë të mirat, gjithë të mirat!

Qytetari Ylli Shahini: Përshëndetje!  Ja edhe certifikata e pronësisë. Prita 4 vjet dhe nuk arrita ta marr. E mora brenda 24 orësh falë ndërhyrjes së emisionit “Stop”! Për këtë falenderoj shumë stafin e emisionit “Stop” dhe në veçanti Odetën! Faleminderit!/tvklan.al

Sondazh

Poll