22 Maj 2025, 19:51
Nga M.B
Babai i Luis Meçes
TIRANA- Babai i Luis Meçes, i plagosur më 18 nëntor 2024, ka folur pas incidentit që ndodhi sot në gjykatë, ku prokuroria e çështjes e përjashtoi nga seanca. Ai tregoi për Euronews Albania se si ndodhi debati me prokuroren Alma Felaj, e cila pretendonte se Martini dhe Luisi kishin komunikuar në celular ditën e diel duke u shprehur se “mbase prindërit kanë qenë në gjumë dhe nuk dinë për bisedat”.
Babai i Luisit tregoi se djemtë kishin ardhur me të me makinë pas ndeshjes së futbollit që kishin luajtur në Kavajë dhe më pas Luisi kishte fjetur që në orën 9 dhe nuk kishte pasur biseda përmes telefonit. Ai theksoi gjithashtu se ka pasur disa elementë gjatë seancës që e bënin të mendonte se duan që të mos e zbardhnin çështjen, ndërsa sipas tij prokuroria u nxeh dhe e nxorri jashtë.
“I thashë zonjës prokurore se djemtë kanë ardhur me mua nga Kavaja dhe nuk kanë qenë vetëm. Luisi ka fjetur që në orën 9. Ajo më tha ti nuk e di se çfarë kanë folur ata në darkë. Pretendimi i prokurores ishte që Martini dhe Luisi kanë biseduar të dielën në darkë për tu organizuar për takimin e së hënës me Marion. Aty reagova dhe i thashë se djemtë nuk kanë folur në darkë, ndërsa ajo më tha që ti nuk di se ke fjetur. U revoltova dhe i thashë: ‘Më fal, por ti nuk mund të më ofendosh mua në këtë mënyrë, sepse je pikërisht ti që ke fjetur mbi dosje për 6 muaj, ndërsa ne po na digjet shpirti për ata fëmijë’. Ditën e dielë ata nuk kanë komunikuar në darkë, kanë qenë në Kavajë, kanë pasur ndeshje futbolli dhe i kam sjellë në Tiranë, kanë qenë me mua”, tha babai i Luisit.
Vrasja e Martin Canit
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit 2024 pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare 'Fan Noli'. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.
Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital.
I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçja i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë.
vrasja e martin canit
Aktualitet
22 Maj 2025, 19:38
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë bën me dije Shtetet e Bashkuara i dorëzuan pajisje me vlerë 340,000 doll...
Aktualitet
22 Maj 2025, 18:12
E. D
Mira Murati
SHBA- Shpërthimi i OpenAI si një ndër kompanitë e të ardhmes dhe shumë shpejt një prej më të vlefs...
Aktualitet
22 Maj 2025, 18:10
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
GREQIA- Autori i dyshuar i vrasjes së 41-vjeçarit Altin Arapaj, sot në Rafina të Athinës dys...
Aktualitet
22 Maj 2025, 17:48
E. D
Altin Arapaj
GREQI- Personi që shihni në foto është 41-vjeçari Altin Arapaj, që u ekzekutua ditën e sotme n&...
Aktualitet
22 Maj 2025, 17:01
E. D
foto ilustruese
GJIROKASTËR- Dy persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi akuzohenpër veprat penale”Kontrabanda me ...
Aktualitet
22 Maj 2025, 16:49
M.B
Adem Lala, ish-kryebashkiak i Hasit
TIRANA- Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme dhe ka rikt...
Aktualitet
22 Maj 2025, 16:32
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- 41-vjeçari shqiptar Altin Arapaj është ekzekutuar sot në zonën bregdetare të Rafinës n&eu...
Aktualitet
22 Maj 2025, 16:19
E. D
gjyshi i 15-vjecarit
MALIQ- Gjyshi i 15-vjeçarit të plagosur disa ditë më parë në Maliq ka folur për ngjarjen dhe ka d...
Aktualitet
22 Maj 2025, 16:14
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 41-vjeçar shqiptar është ekzekutuar ...
Aktualitet
22 Maj 2025, 16:04
foto ilustruese
IGUMENICË- Një shqiptar u arrestua në orët e para të mëngjesit në Igumenicë. Bëhet e ditu...