Politike

"Ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri!" Rama ndan pamjet: Helikopterët Black Hawk do të kenë “shtëpinë” e tyre në Bazën Ajrore të Farkës

Rama shton se investimi në infrastrukturë dhe modernizim do të rrisë operacionalitetin e Bazës së Farkës, duke ofruar të gjitha lehtësirat jo vetëm për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes së helikopterëve, por edhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët tanë.

22 Maj 2025, 17:09 Nga M.B
"Ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri!" Rama ndan
Pjesë nga videoja

TIRANA- Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë se helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës. Ai thotë se aty sapo ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri. Gjithashtu Rama shton se investimi në infrastrukturë dhe modernizim do të rrisë operacionalitetin e Bazës së Farkës, duke ofruar të gjitha lehtësirat jo vetëm për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes së helikopterëve, por edhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët tanë.

POSTIMI:

Helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, aty ku sapo ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri.

Investimi në infrastrukturë dhe modernizim do të rrisë operacionalitetin e Bazës së Farkës, duke ofruar të gjitha lehtësirat jo vetëm për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes së helikopterëve, por edhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët tanë.

edi rama

Sondazh

Poll