Politike

Votimi nga diaspora/ Celibashi: Kanë marrë pjesë në votim 82% e zgjedhësve, në Rusi nuk dërguam dot fletë

Gjatë një deklarate për mediat, Celibashi ka theksuar se në Rusi nuk kanë dërguar dot fletë votimi, pasi ishin vetëm 16 zgjedhës të regjistruar. 

22 Maj 2025, 12:53 Nga I.A
Votimi nga diaspora/ Celibashi: Kanë marrë pjesë në votim
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar ditën e sotme se në votim kanë marrë pjesë 82% e zgjedhësve të regjistruar nga diaspora. Gjatë një deklarate për mediat, Celibashi ka theksuar se në Rusi nuk kanë dërguar dot fletë votimi, pasi ishin vetëm 16 zgjedhës të regjistruar. 

“85 shtete të botës nga çdo kontinent që u regjistruan votuesit nga jashtë. Procesi i përgatitjes së dok zgjedhor nisi më 14 prill dhe përfunduan më datë 17 prill. Dërgesat e para u bënë rreth datës 12 dhe në datën 17 pritëm edhe dërgesat e para të votuesve nga jashtë. 29 prilli dita me numrin më të madh të votave të mbërritura në KQZ. Nuk mund të dërgonin dokumentacion vetëm 16 zgjedhësve në Rusi. Kanë marrë pjesë në votim 82% e zgjedhësve, dhe nëse e vlerësojmë në raport me numrin e atyre që e kanë marrë shkon gati në 97%”, tha Celiabashi.

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll