Politike

Celibashi u përgjigjet akuzave të Opozitës: S’ka fletë votimi të shtuara dhe as të trafikuara

Gjatë fjalës, Celibashi ka deklaruar se nuk ka fletë votimi të shtuara dhe as vota të trafikuara nga diaspora.  Po ashtu Celibashi ka theksuar se administrimi i procesit të votimit të diasporës është model nga KQZ-ja.  

22 Maj 2025, 13:11 Nga I.A
Celibashi u përgjigjet akuzave të Opozitës: S’ka fletë
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi iu është përgjigjur akuzave të Opozitës në lidhje me manipulimin e votave të diasporës. Gjatë fjalës, Celibashi ka deklaruar se nuk ka fletë votimi të shtuara dhe as vota të trafikuara nga diaspora. Po ashtu Celibashi ka theksuar se administrimi i procesit të votimit të diasporës është model nga KQZ-ja.  

"Administrimi i këtij procesi nga KQZ është model. Duke thënë këtë, nuk dekurajoj askënd dhe respektoj të drejtën e gjithkujt për të kontestuar dhe për të prezantuar çfarë mbështet pretendimet e subjektit. Kemi të gjithë dokumentacionin që konfirmon atë që thamë, ky proces është zhvilluar model. Jap garanci që standardi e integriteti është i plotë. Jemi të gatshëm t’i japim përgjigje çdo lloj pyetjeje. Nuk ka fletë votimi të shtuara, as vota të trafikuara. Mbetet të vlerësojmë pretendimet që lidhen me sa është respektuar integriteti i votës së qytetarëve në procesin e marrjes të zarfeve dhe kthimit të tyre përmes kthimit postar," tha Celibashi. 

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll