22 Maj 2025, 12:26
Nga I.A
Redi Molla
TIRANË- Seanca gjyqësore e dosjes 5D është mbajtur ditën e sotme në GJKKO. Avokati i ish-drejtorit të bashkisë, Redi Molla, Ermir Beta ka deklaruar se prokuroria duhet që të thërrasë dëshmitar për të provuar akuzat.
“Kërkojmë kohë për tu njohur me rëndësinë që ka secili dëshmitar. Më herët prokurori relatoi se do të pyeten 80 dëshmitarë, por sot ka hequr 20 prej tyre”, tha avokati.
Ndërkohë që prokurori theksoi se dëshmitarët nuk janë hequr nga procesi, por ndodhen në procesin paralel që po zhvillohet.
“Avokatët kishin kohë mjaftueshëm për tu përgatitur. Kërkojmë që të pezullohen afatet e paraburgimit”, tha prokurori.
Më 2 korrik të 2024 SPAK i komunikoi akuzat “korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Redian Mollës dhe Mariglen Qatos, ndërsa Taulant Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”. Tre ish-drejtorët u arrestuan në muajin mars të vitit të kaluar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”. Ata u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere.
Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohor të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022. Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion".
ermir beta redi molla
Politike
22 Maj 2025, 12:33
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se zgjedhjet e 11 majit nuk do të njihen kurrë pasi sipas tij...
Politike
22 Maj 2025, 12:23
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga selia blu....
Politike
22 Maj 2025, 12:06
I.A
Operacioni
Bari ishte qendra e shpërndarjes së sasive të mëdha të heroinës dhe kokainës që vinin nga Shqi...
Politike
22 Maj 2025, 10:53
r.ll
foto e postuar nga rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kreut të Kadastrës, Artan Lames. Ky i...
Politike
22 Maj 2025, 10:31
N.F
Kallas
KOSOVË- Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, e cila ndodhe...
Politike
22 Maj 2025, 09:20
r.ll
kuvendi
TIRANË- Përbërja e re e Kuvendit të Shqipërisë, është zyrtarizuar, ndërsa 140 deputetët e r...
Politike
22 Maj 2025, 08:29
N.F
Rohde dhe Guerot
KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, dhe ambasadori i Francës, Olivier Guerot, kanë koment...
Politike
22 Maj 2025, 08:25
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Ditën e sotme do të mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, e cila pritet të...
Politike
22 Maj 2025, 08:06
N.F
Kaja Kallas
KOSOVË- Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, njëherësh nënkryetare e Komisionit Evropian, Kaja Kallas do t...
Politike
21 Maj 2025, 22:50
E.d
TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka shpjeguar gabimet që bëhen me analizat e sondazheve të zgjedhjeve dhe rezultatin e tyre. Përmes nj...