Politike

"Treni bullgar mbeti në stacionin e Pekishtit", Berisha nxjerr videon: Në bar kafenë e një vëzhguesi të PS në Elbasan u gjetën fletë dhe lista votimi

Berisha ka publikuar një video, e cila sipas tij tregon se fenomeni i njohur si "treni bullgar" është aplikuar gjerësisht në Shqipëri.

22 Maj 2025, 12:23 Nga r.ll
"Treni bullgar mbeti në stacionin e Pekishtit", Berisha nxjerr
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga selia blu. Berisha ka publikuar një video, e cila sipas tij tregon se fenomeni i njohur si "treni bullgar" është aplikuar gjerësisht në Shqipëri.

Ai tha se pamjet e videos së mëposhtme, ku shihet fletë dhe lista votimi janë filmuar në bar kafenë e kryeplakut të fshatit Dervish Beqiri, i cili sipas tij është vëzhgues besnik i Partisë Socialiste. 

Berisha: ‘Treni bullgar’, që u aplikua gjerësisht në Shqipëri, mbeti në stacionin e Pekishtit. Doli nga shinat dhe mbeti aty. Pas një informacioni që deputeti i ardhshëm i Elbasanit, Blendi Himçi mori mbrëmë se në fshatin Pekisht, në bar-kafenë e kryeplakut të fshatit Dervish Beqiri, vëzhgues besnik i PS, ndodhen sasi e konsiderueshme materialesh votimi, fletë votimi, lista votimi dhe narko-euro.

Siç keni parë ju, në rastin e Kasharit, në rastin tek Astiri dhe në raste të tjera, ku paralel me qendrat e votimit ishin ngritur zyrat e ‘trenit bullgar’ nga patronazhistët, kjo pra ishte një praktikë shumë e përhapur. Sot në mëngjes herë, zoti Himçi shkoi vetë në bar-kafenë e Dervish Beqirit, hyri brenda dhe në vendin ku ishte informuar u gjet i gjithë materiali zgjedhor që do paraqesim tani para jush.

Këto që shihni ju janë fletët e votimit, listat e votimit të gjetura, që kishin kaluar prej disa netësh dhe flinin në bar-kafenë e Dervish Beqirit. Dervish Beqiri është vëzhgues i PS, bashkia Peqin, KZAZ me numër 45, qendrat e votimit 2292-2293. Tani e shikoni tavolinën plot me euro, karta identiteti, bollëk i madh. Kjo është tavolina e krimit elektoral. Këto janë listat. Janë 117 fletë listash votimi me vula, siç e shihni. Kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës.

sali berisha zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll