Aktualitet

Kapën të dënuarin me 25 vite, RENEA-t rikthehen në Vlorë, nis misioni i radhës, ja po ku kontrollojnë

Sipas informacioneve mësohet se aksioni është përqendruar në disa prej lagjeve të qytetit të  Vlorës dhe në disa fshtata, ndërsa ka pasur edhe kontrolle të automjeteve luksoze. 
Featured image of article: Kapën të dënuarin me 25 vite, RENEA-t rikthehen në Vlorë, nis misioni i radhës, ja po ku kontrollojnë Foto ilustruese

VLORË-  Forcat RENEA dhe Policia e Vlorës  kanë zhvilluar një aksion në qytetin e Vlorës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se efektivët e Policisë janë në kërkim të një personi me precedentë penale. 

Sipas informacioneve mësohet se aksioni është përqendruar në disa prej lagjeve të qytetit të  Vlorës dhe në disa fshtata, ndërsa ka pasur edhe kontrolle të automjeteve luksoze. 

Ku aksion i RENEA-s vjen pas arrestimit të  Xhevahir Jonuzi, i dënuar me 25 vite burg për 2 vrasje, u paralajmërua se në vend do të vijonin kontrollet për kapjen e “të rrezikshmëve” të tjerë.

Operacioni ende nuk ka përfunduar dhe nuk dihen detaje se kush është i shumëkërkuari ndaj të cilit është vënë në ndjekje RENEA dhe FNSH-të.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment