VENDIMI/ Në luftë me Rusinë prej tre vitesh! Qeveria zgjat lejet për qëndrimin e ukrainasve në Shqipëri
Foto ilustruese TIRANA- Këshilli i Ministrave ka marrë një vendim të rëndësishëm ditën e sotme, i cili ës...
Bëhet e ditur se emigranti marokien sapo ishte kthyer nga kampi i Gjadrit në Shqipëri, ku kishte qëndruar për rreth 1 muaj.
ITALI- Një 42-vjeçar marioken i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke varur veten në burgun e Torinos. Bëhet e ditur se emigranti marokien sapo ishte kthyer nga kampi i Gjadrit në Shqipëri, ku kishte qëndruar për rreth 1 muaj. Sipas mediave italiane Hamid Badoui, i dha fund jetës duke përdorur lidhëset e këpucëve.
Pas qëndrimit në Shqipëri ai ishte lënë i lirë vetëm pak ditë, por ishte vënë menjëherë në pranga. Në takimin me avokatin ai kishte shprehur shqetësime të forta për kushtet e qëndrimit në Gjadër duke iu frikësuar një tjetër dërgimi aty.
“Më mirë në një burg sesa në atë CPR”, ishin fjalët e 42-vjeçarit sipas avokatit të tij.
Badoui kishte jetuar për 13 vite në Piemonte, por për shkak të varësisë nga droga kishte kryer vjedhje të vogla që pasuan me një sërë denimesh. Kjo bëri që t’i refuzohej azili dhe për këtë përfundoi në Gjadër me qëllim kthimin në vendin e tij. Për ngjarjen kanë reaguar përfaqësues të shumtë të opozitës italiane që kanë kritikuar qeverinë për mënyrën si po trajton emigrantët.
Media italiane shkruan se në Qendrat e Kujdesit Shëndetësor (CPR) në Itali dhe në qendrat e reja në Shqipëri, njerëzit jetojnë në kushte degraduese, pa qasje në kujdesin e duhur, në një klimë braktisjeje të vazhdueshme dhe mungesë informacioni.
Protestat, vetëlëndimi dhe vetëvrasjet janë simptomat më të dukshme të një sistemi të projektuar për të izoluar dhe ndëshkuar. Vdekja e Hamid Badoui është pasojë e drejtpërdrejtë e një sistemi politik që përdor frikën dhe shtrëngimin si mjete për (mos)menaxhimin e lëvizshmërisë njerëzore.
Shndërrimi në ligj i dekretit të ri të Shqipërisë që u bë dje nëpërmjet votëbesimit në Senat konfirmon strategjinë e qeverisë për t’u përqendruar në politika që nuk respektojnë të drejtat themelore të njeriut, në sajë të një qasjeje thjesht propagandistike.
Foto ilustruese TIRANA- Këshilli i Ministrave ka marrë një vendim të rëndësishëm ditën e sotme, i cili ës...
Ligor Çombashi TIRANA- Një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe ...
Elvis Doçi TIRANË- Personi që shihni në foto është Elvis Doçi, i njohur me nofkën “Visi i Pojës...
Kili TIRANË- Dosja.al ka siguruar pjesë nga dosja italiane e goditjes së grupit kriminal të trafikut të drogës. Organiza...
foto iluistruese TIRANË- EUROJUST ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me operacionin ndërkombëtar “Ura&rd...
Foto ilustruese TIRANA- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore në lidhje me operacionin "Ura" që po zhvillohet në Sh...
SPAK TIRANË- SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin ndërkombëtar “Ura”. Operacioni rezultoi me 52 ma...
foto ilustruese TIRANË- Dosja.al ka siguruar pjesë nga dosja italiane e goditjes së grupit kriminal të trafikut të drogë...
Foto ilustruese TIRANA- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore në lidhje me operacionin "Ura" që po zhvillohet në Sh...
TIRANË- Dosja.al ka siguruar pjesë nga dosja italiane e goditjes së grupit kriminal të trafikut të drogës. Organizata me sh...