Aktualitet

Emër i njohur për drejtësinë shqiptare, por edhe ndërkombëtare/ Kush është Visi i Pojës që arriti tu shpëtonte prangave të policisë (EMËR+FOTO)

Në banesën e Doçit një vit më parë u zhvilluan kontrolle nga SPAK ku iu sekuestruan rreth 3 milionë euro cash në banesë.

21 Maj 2025, 20:08 Nga E. D
Emër i njohur për drejtësinë shqiptare, por edhe
Elvis Doçi

TIRANË- Personi që shihni në foto është Elvis Doçi, i njohur me nofkën “Visi i Pojës”. Elvis Doçi ose Visi i Pojës është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, por edhe ndërkombëtarisht. Në banesën e Doçit një vit më parë u zhvilluan kontrolle nga SPAK ku iu sekuestruan rreth 3 milionë euro cash në banesë.

Gjithashtu Elvis Doçi njihet edhe si nipi i Xhevdet Troplinit, i cili arriti ti shpëtonte prangave të policisë, ndërsa akuzohet për vepra të rënda penale në fushën e narkotikëve.

Ndërsa ditën e sotme autoritetet italiane njoftuan finalizimin e operacionit ‘Ura’, një aksion ku u përfshinë edhe autoritetet shqiptare për ekzekutimin e masave në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën, Durrësin, Fierin dhe Vlorën, në kuadër të hetimeve për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

Operacioni i koduar “Ura” është fokusuar në goditjen e një rrjeti të strukturuar kriminal që dyshohet për trafik heroine dhe kokaine nga Ballkani drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

elvis doçi

Sondazh

Poll