Aktualitet

Mega-operacioni 'Ura'/ Ja kush është administratori i 'Ligori Travel', një emër i njohur për policinë si i arrestuar për kontrabandë mallrash

Mes 52 personave të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe shpërdorim detyre, është edhe administratori i kompanisë së autobusëve të linjës Shqipëri- Itali, “Ligori Travel”, Ligor Çombashi.

21 Maj 2025, 20:16 Nga M.L
Mega-operacioni 'Ura'/ Ja kush është administratori i
Ligor Çombashi

TIRANA- Një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës, i kryer nga Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit dhe Autoritetet Shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë së Tiranës dhe Policisë së Shqipërisë, po zhvillohet që në orët e para të mëngjesit. Mes 52 personave të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe shpërdorim detyre, është edhe administratori i kompanisë së autobusëve të linjës Shqipëri- Itali, “Ligori Travel”, Ligor Çombashi.

Çombashi është një person i njohur për policinë, pasi në vitin 2016 është arrestuar për kontrabandë mallrash në Vlorë. Burime nga fshati Sheq Marinas bëjnë me dije se Ligor Çombashi e ka nisur aktivitetin e tij pas viteve 90, fillimisht me furgonë. Dyshohet se Çombashi transportonte shuma parash nga aktivitetet e paligjshme të personave në Itali drejt të afërmve të tyre në Shqipëri.

ligor Çombashi

Sondazh

Poll