Aktualitet

VENDIMI/ Në luftë me Rusinë prej tre vitesh! Qeveria zgjat lejet për qëndrimin e ukrainasve në Shqipëri

Ky vendim vjen si pasojë e zgjatjes së luftës Rusi-Ukraina, e cila i ka kaluar 3 vjet. 

21 Maj 2025, 20:28 Nga M.L
VENDIMI/ Në luftë me Rusinë prej tre vitesh! Qeveria zgjat lejet
Foto ilustruese

TIRANA- Këshilli i Ministrave ka marrë një vendim të rëndësishëm ditën e sotme, i cili është kohëzgjatja e shtetasve ukrainas në vendin tonë, që ishte deri në 3 vjet dhe tashmë është bërë në katër vjet. Ky vendim vjen si pasojë e zgjatjes së luftës Rusi-Ukraina, e cila i ka kaluar 3 vjet. 

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.169, DATË 18.3.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E AFATIT TË HYRJES DHE QËNDRIMIT TË SHTETASVE TË UKRAINËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në pikën 1, të vendimit nr.169, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, togfjalëshi “… 3 (tre) vjet …” zëvendësohet me “… 4 (katër) vjet …”.
Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll