Politike

"Nuk jam pesimist, do luftoj për largimin e Edi Ramës..."/ Berisha: Do ketë një mobilizim të madh të shqiptarëve në diasporë

Berisha tha se do ketë një lëvizje të fuqishme të shqiptarëve në diasporë, duke shtuar se vota e diasporës u poshtërua nga Edi Rama.

20 Maj 2025, 21:57 Nga E. D
"Nuk jam pesimist, do luftoj për largimin e Edi Ramës..."/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha, duke folur për zgjedhjet e 11 majit theksoi se kemi të bëjmë me një farsë elektorale. I ftuar në emisionin Log, News 24, Berisha tha se do ketë një lëvizje të fuqishme të shqiptarëve në diasporë, duke shtuar se vota e diasporës u poshtërua nga Edi Rama. Ndër të tjera Lideri i opozitës tha se në diasporë kanë shkuar patronazhistë të PS-së që kanë plotësuar me mijëra vota për socialistët.

"Tani gjërat janë në shesh. Cilido që e konsideron votën vlerë. Vendos të luftojë për largimin e Edi Ramës duke shtruar pyetjen çfarë do bëjë për votën e lirë. Nuk jam pesimist. Do ketë një mobilizim të madh të shqiptarëve në diasporë. Ajo që bënë me votën e diasporën është poshtërim ekstrem. Kanë mbushur mijëra vota një person. Kanë shkuar patronazhistë me makina.

Veprimet i ka kryer posta militante shqiptare. Votat e diasporës janë mbushur, nga patronazhistë në Greqi, Itali. Ka mijëra vota, ku plusi është nga e njëjta dorë dhe stilolaps. Ne morëm sa deshën këta. 1000 vota më shumë se zarfat në një kuti. 600 më shumë në një kuti tjetër. Ke Vlorën, Beratin që del me 90%. Ke kuti si në Korenë e Veriut  me 97%. Janë mbushur nga patronazhist. Kontrata ishte që DLH do bënte operacionin. Këto i ka bërë Edi Rama. Kushti ishte të mos ketë nënkontraktor. E pohoi vetë Celibashi se janë sjellë dhe nga posta shqiptare. Këtu ndodhi manipulim gjigand," tha Berisha. 

saki berisha

Sondazh

Poll