Politike

"Jam me një mision dhe do të përmbushet"/ Berisha: Në asnjë moment se kam menduar të dorëhiqem

Berisha tha se është në një mision në atë të mbrojtjes së votës së lirë, duke thënë se duhet ta përmbushë.

20 Maj 2025, 22:05 Nga E. D
"Jam me një mision dhe do të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha, i pyetur nëse e ka menduar dorëheqjen pas 11 majit, tha se kurrë nuk e ka menduar. I ftuar në emisionin Log në News24, Berisha tha se është në një mision në atë të mbrojtjes së votës së lirë, duke thënë se duhet ta përmbushë.

"Unë jam me një mision, kështu e ndjej, ky mision do të përmbushet, i vështirë por do të përmbushet. Se cfarë do të bëhet në PD, ajo është e hapur, ka votë, cdo njeri ka hapësirën për të thënë mendimin e tij. Por Berisha është në një mision për të mbrojtur një të drejtë themelore. Në asnjë moment se kam menduar të dorëhiqem, kur janë farsë dhe jo zgjedhje. Nëse do të kishte përgjegjësi të plotë, ky nuk lejon zgjedhje, ky përdor të gjithë shtetin, ka kthyer shtetin “monstër” kundër votës së qytetarëve," tha Sali Berisha.  

sali berisha

Sondazh

Poll