Politike

"Nuk mund të pranojë kush këto zgjedhje"/ Berisha: Qëllimi është që Shqipëria të ketë zgjedhje të parakohshme!

Berisha theksoi se se PD do të dërgojë raportet e saj për vjedhje të votave te ndërkombëtarët në mënyrë që në vendin tonë të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

20 Maj 2025, 21:50 Nga E. D
"Nuk mund të pranojë kush këto zgjedhje"/ Berisha:
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se zgjedhjet janë manipuluar nga PS. I ftuar në emisionin “Log" në News 24, Berisha theksoi se se PD do të dërgojë raportet e saj për vjedhje të votave te ndërkombëtarët në mënyrë që në vendin tonë të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjithashtu Berisha foli për zgjedhje të parakohshme, ku tha se qëllimi është që Shqipëria të ketë zgjedhje të parakohshme

Pjesë nga biseda në studio

Sali Berisha: Fatos Nano ishte kryeministër që kishte vendosur të pranojë verdiktin dhe e faktoi. Ça tha Rama te Opinioni, unë iki kur të dua vetë jo kur do populli. Unë mbroj votën, vlerë themelore e shoqërisë. Po luftoj që populli im te ketë zgjedhje, jo farsë elektorale.

Endri Xhafo: Sipas shifrave keni pasur rënie me 250 mijë vota nga 2021…A shresoni te Amerika dhe a do të udhëtoni për në SHBA sepse në një intervistë që keni dhënë para zgjedhjeve keni thënë që planifioj të udhëtoj direkt pas zgjedhjeve

Sali Berisha: Ne ia u cojmë raportin kancelarive në të gjithë botën. Ky është një proces që unë e kam bërë një herë dhe ky proces kërkon që të paraqesësh dokumentet në ministritë e jashtme, në ambasada e institucioneve ndërkombëtare. Është proces… Nuk mund të pranojë kush këto zgjedhje, sepse ka shkel çdo gjë…

Endri Xhafo: Cili do të jetë efekti i këtyre denoncimeve?

Sali Berisha: Efekti do të jetë që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Endri Xhafo: Pra ju mendoni se do ketë zgjedhje të parakohshme?

Sali Berisha: Po detyrimisht…

sali berisha

Sondazh

Poll