20 Maj 2025, 19:07
Nga M.B
Etilda Gjonaj
TIRANA- Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj ka reaguar në rrjetet sociale pas numërimit të të gjithë votave preferenciale nga të cilat nuk arriti të merrte një mandat. Gjonaj falënderon kryeministrin Edi Rama për besimin dhe të gjithë anëtarët e njësisë që i ishte besuar në Tiranë.
Ajo shprehet se asnjë fitore apo humbje persona nuk mund ta zvogëlojë fitoren e madhe të mazhorancës në këto zgjedhje. Gjithashtu Gjonaj shkruan se pavarësisht se këtë “betejë” në nivel personal nuk arriti ta kalojë me sukses kësaj here, falënderon të gjithë ata që e kanë përgëzuar për rezultatin dhe inkurajuar vazhdimësinë.
Postimi i Etilda Gjonajt:
Dua ta nis këtë mesazh publik, me një falënderim për të gjithë qytetarët, mbështetësit, simpatizantët e njësisë 7 në Tiranë, që besuan fort në vizionin e Partisë Socialiste dhe të Edi Ramës dhe me votën e tyre na dhanë një fitore të fortë për vazhdimësinë e reformave dhe për të çuar përpara ëndrrën e Shqipërisë Europiane 2030.
Me një përgjegjësi të madhe si Drejtuese Politike e Njësisë 7, i ndihem mirënjohëse të gjithë anëtarësisë së PS në njësinë 7, për rezultatin që arritëm në këtë betejë elektorale për fitoren e Partisë Socialiste, për emocionet më të bukura të marra në çdo takim, çdo aktivitet elektoral dhe çdo derë ku kemi trokitur.
Një falënderim thellësisht mirënjohës për besimin që Kryeministri Edi Rama më dha për të drejtuar politikisht njësinë 7, ashtu si dhe mundësinë për të më bërë pjesë të skuadrës garuese të Partisë socialiste në këto zgjedhje. Ndihem e nderuar dhe shpreh përulësisht 5569 falënderime për të gjithë ata qytetarë të Qarkut të Tiranës, të njësisë 7 dhe të diasporës që më votuan dhe më besuan për të qenë përfaqësuesja e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Pavarësisht se këtë “betejë” në nivel personal nuk arrita ta kaloj me sukses kësaj here, falënderoj të gjithë ata që më kanë përgëzuar për rezultatin dhe inkurajuar vazhdimësinë. Fitoret apo humbjet personale zvogëlohen përpara një fitoreje të madhe, të të vetmes forcë politike të Partisë Socialiste, për të çuar përpara projektin e vetëm, atë të Shqipërisë europiane.
Do doja të falënderoja emër për emër të gjithë ata anëtarë të ekipit që besuan dhe luftuan fort krah meje pa hezituar asnjë moment, që u angazhuan dhe u përfshinë maksimalisht për muaj të tërë, për ditë dhe netë radhazi, deri në moment të fundit, për të arritur këtë fitore për Partinë Socialiste. Kemi ndarë shumë momente gjatë kësaj periudhe dhe kam marrë emocionet dhe ndjesitë më të bukura të të “luftuarit” bashkë, të bërit të një fushate elektorale me qytetari, integritet dhe etikë. Faleminderit dhe e lumtur që kam punuar me ju!
Një falënderim për anëtarët e KZAZ, numëruesit, komisionerët, të cilët për ditë dhe netë të tëra administruan në mënyrë perfekte këtë proces zgjedhor duke e përmbyllur në respekt të ligjit dhe procedurave zgjedhore. Shumë urime kolegëve të mi që luftuan për këtë rezultat të PS dhe shumë suksese kolegëve dhe veçanërisht kolegeve gra të Partisë Socialiste që do të përfaqësojnë qytetarët në Kuvendin e Shqipërisë. Një falënderim zemre për familjen time, bashkëshortin Irvelinin dhe birin Itienin, prindërit tanë dhe të gjithë familjarët dhe miqtë të cilët më mbështetën pa asnjë kusht në këtë garë elektorale.
Faleminderit të gjithëve nga zemra!
etilda gjonaj
Politike
20 Maj 2025, 18:40
E. D
edi rama
TIRANË- Kreyministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizionin austriak ORF. Duke folur për ...
Politike
20 Maj 2025, 18:40
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë me dije përmes rrjeteve sociale se ka firmosur urdhri...
Politike
20 Maj 2025, 18:30
M.B
Selia e PD
TIRANA- Partia Demokratike i ka nisur një kërkesë urgjente Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikim t&eu...
Politike
20 Maj 2025, 16:06
Vladimir Karaj
Foto ilustruese
TIRANA- Prej 17 majit profili në rrjetin Facebook i Arlind Qorit, kreu i Lëvizjes Bashkë, e cila fitoi nj&eum...
Politike
20 Maj 2025, 15:15
M.B
Aleksandër Vuçiç
SERBIA- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, një ditë pas vizitës në Tiran&eum...
Politike
20 Maj 2025, 14:56
N.F
Osmani
KOSOVË- Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, KMDLNj ka reaguar në lidhje me raportimet për...
Politike
20 Maj 2025, 14:26
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Pas përfundimit të numërimit të votave të diasporës, është zyrtarizuar përb&...
Politike
20 Maj 2025, 14:08
r.ll
cela, celibashi, dumani
TIRANË- Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela dhe kreu i SPA...
Politike
20 Maj 2025, 13:41
N.F
Vokshi
TIRANË- Seanca e radhës në GJKKO që do të zhvillohej mes Vilma Nushit dhe deputetes së PD, Albana Vokshi &eu...
Politike
20 Maj 2025, 13:41
r.ll
blerina gjylameti
TIRANË- Kandidatja për deputete e PS-së, Blerina Gjylameti në Tiranë ka reaguar pas përfundimit të pr...