Sport

De Bruyne i jep lamtumirën Man.City, por Guardiola nuk i siguron një vend si titullar

Sipas trajnerit spanjol, De Bruyne dëshiron që "ne të fitojmë ndeshjen për t'u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Kjo është ajo që dëshiron Kevin, nuk mund të jetë ndryshe".

20 Maj 2025, 11:30 Nga DOSJA
De Bruyne i jep lamtumirën Man.City, por Guardiola nuk i siguron një

ANGLI - Kevin De Bruyne po përgatitet t’i thotë lamtumirë Manchester Cityt, klubit me të cilin fitoi gjithçka në 10 vjet, por mund të mos jetë ndër titullarët në ndeshjen e tij të fundit në stadiumin Etihad.

Trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola, e ka bërë të qartë se nuk do të ndikohet dhe do të zgjedhë ekipin më të mirë bazuar në objektivin e vetëm të mbetur: kualifikimin për në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm.

Prandaj, kundër Bournemouth, belgu mund të ulet në stol për të hyrë në fushë kur të jetë e nevojshme. City vjen pas një humbjeje në finalen e Kupës FA kundër Crystal Palace dhe Guardiola dëshiron të vlerësojë gjendjen fizike të të gjithë lojtarëve të tij, përfshirë De Bruyne.

“Kevin do të marrë atë që meriton, që është momenti më i mirë dhe komplimenti më i mirë për karrierën e tij të jashtëzakonshme dhe për atë që ka bërë së bashku me figurat e tjera legjendare të këtij klubi”, tha Guardiola, duke shpjeguar se synon të nxjerrë në fushë “lojtarët më të mirë për të fituar ndeshjen kundër Bournemouth”.

Sipas trajnerit spanjoll, De Bruyne dëshiron që "ne të fitojmë ndeshjen për t'u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Kjo është ajo që dëshiron Kevin, nuk mund të jetë ndryshe". Pas Bournemouth, sezoni i Premier League për Cityn do të përfundojë të dielën e ardhshme me një udhëtim në Fulham.

“Qytetarët” aktualisht janë në vendin e gjashtë, një pikë pas Aston Villës, Chelseat dhe Newcastle. Duke pasur parasysh diferencën e golave, Cityt mund t’i duhen vetëm katër pikë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve. "Nëse nuk arrijmë atje, nuk e meritojmë dhe do të luajmë në Europa League," vërejti Guardiola, "por mendoj se do të kualifikohemi."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll