Sport

Kaká: “Nëse më jepet mundësia, jam gati të kthehem te Seleçao”

Në një intervistë me Caze TV, Ricardo Kaká foli për mundësinë e përfshirjes së tij në stafin teknik të ekipit kombëtar brazilian.

20 Maj 2025, 10:00 Nga DOSJA
Kaká: “Nëse më jepet mundësia, jam gati të

BRAZIL - Një javë më parë, Brazili zyrtarizoi ardhjen e Carlo Ancelottit si trajner i ri: “Ekipi më i fortë në historinë e futbollit tani do të drejtohet nga trajneri më i suksesshëm në botë.

Carlo Ancelotti, sinonim i bëmave historike, u njoftua këtë të hënë (12) nga presidenti i CBF-së, Ednaldo Rodrigues, si trajneri i ri i ekipit kombëtar brazilian.”

Ai do ta udhëheqë Brazilin në Kupën e Botës 2026 dhe do ta stërvitë ekipin në dy ndeshjet e tyre të ardhshme kualifikuese kundër Ekuadorit dhe Paraguajit muajin e ardhshëm.

Trajneri aktual i Real Madridit do të marrë drejtimin e Seleçaos nga ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës, të planifikuara për 6 dhe 11 qershor.

Dje, më 19 maj, Ricardo Kaká foli në një intervistë me Caze TV rreth rikthimit të tij te Seleçao.

“Nëse më jepet mundësia, jam gati të kthehem te Seleção”: kështu foli Ricardo Kaká për Caze TV në lidhje me rikthimin e tij të mundshëm në ekipin kombëtar brazilian.

“Jam gati. Kam nisur të përgatitem që nga viti 2017. Kam ndjekur kurse për ekonominë sportive në Harvard, kam ndjekur kursin e trajnerit në CBF, kam përvojë në ekipin kombëtar dhe në Kupën e Botës”, përfundoi ish-lojtari i AC Milan.

Numrat e Kakás me Brazilin

Me Seleçãon, Kaká mori pjesë në tre Kupa Bote (2002, 2006, 2010) duke fituar Kupën e Botës në Korenë e Jugut dhe Japoni në vitin 2002.

Ish-lojtari i Milanit fitoi gjithashtu të dy edicionet e Kupës së Konfederatave, në të cilat luajti (2005, 2009).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll