Sport

Leo Messi i frikëson tifozët: “Rinovimi? Unë nuk di asgjë." Ja situata...

E ardhmja e yllit argjentinas Leo Messi në klubin e MLS… enigmë

20 Maj 2025, 10:30 Nga DOSJA
Leo Messi i frikëson tifozët: “Rinovimi? Unë nuk di

SHBA - Inter Miami po kalon një periudhë të vështirë, me vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit. Forma jokonsistente e ekipit pasqyron vështirësitë e Lionel Messit, e ardhmja e të cilit mbetet e pasigurt.

Edhe pse menaxhmenti tashmë po punon për rinovimin e kontratës së tij, e cila skadon në fund të vitit 2025, kampioni argjentinas ka shmangur dhënien e konfirmimit për këtë çështje.

Pas humbjes së fundit kundër Orlando City, Messi u përgjigj shkurt "Nuk di asgjë" kur u pyet për zgjatjen e kontratës së tij, menjëherë pasi nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së unitetit të ekipit në këtë moment të vështirë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll