Sport

Lajme të këqija për Kumbullën, mungon në ndeshjen vendimtare!

Kumbulla ishte kthyer në një nga elementët më të rëndësishëm të prapavijës së Espanjolit në këtë sezon, duke luajtur 35 ndeshje me fanellën e kësaj skuadre, teksa ka shënuar edhe 3 gola në La Liga.

20 Maj 2025, 00:52 Nga DOSJA
Lajme të këqija për Kumbullën, mungon në ndeshjen

SPANJE - Sezoni i Espanjolit në La Liga nuk ka shkuar ashtu siç shpresonte skuadra katalanase, e cila e sheh ende veten të përfshirë në luftën për mbijetesë kur mbetet vetëm një javë nga mbyllja e kampionatit. Dhe në javën e fundit, ndaj Las Palmas, i duhet medoemos që të bëjë të paktën të njëjtin rezultat të Leganes për të qenë i sigurt për qëndrimin në elitë.

Por në këtë ndeshje, nuk do të ketë shërbimet e Marash Kumbullës. Në humbjen ndaj Osasunës, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u ndëshkua me karton të verdhë. Ky ishte i 10-i në këtë edicion për Kumbullën, duke plotësuar numrin e kartonëve që sollën pezullimin e tij.

Kumbulla ishte kthyer në një nga elementët më të rëndësishëm të prapavijës së Espanjolit në këtë sezon, duke luajtur 35 ndeshje me fanellën e kësaj skuadre, teksa ka shënuar edhe 3 gola në La Liga. Ndaj Osasunës praktikisht ishte ndeshja e fundit me këtë klub, pasi lojtari do të mbyllë huazimin dhe do të kthehet te Roma që zotëron kartonin e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll