Sport

Serie A do të zbulojë kampionin e ri ditën e premte, 350 mijë kërkesa për bileta!

Napoli kryesues do të presë në fushën tij Cagliarin, ndërsa Interi që ndjek me një pikë më pak do të luajë në transfertë ndaj Comos.

20 Maj 2025, 00:49 Nga DOSJA
Serie A do të zbulojë kampionin e ri ditën e premte, 350

ITALI - Ditën e premte do të luhen dy ndeshjet që do vendosin fituesin e titullit kampion në Serie A për këtë sezon. Napoli kryesues do të presë në fushën tij Cagliarin, ndërsa Interi që ndjek me një pikë më pak do të luajë në transfertë ndaj Comos.

Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte e ka vetë në dorë fatin e titullit, pasi i mjafton fitorja në këtë ndeshje dhe nuk i intereson aspak se çfarë ndodhë në Como-Inter.

Duke qenë ndeshja e titullit, stadiumi “Diego Armando Maradona” do jetë i tejmbushur në kapacitetin e tij maksimal dhe “lufta” për bileta ka nisur që ditën e sotme. Mediat italiane bëjnë me dije se ke pasur të paktën deri në mesditë mbi 350 mijë kërkesa për biletë për sfidën e të premtes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll