Sport

Ajax Amsterdam po mendon për rikthimin e Erik Ten Hag…

Francesco Farioli jep dorëheqjen, pasi nuk arriti të fitonte titullin kampion të Holandës.

19 Maj 2025, 17:30 Nga DOSJA
Ajax Amsterdam po mendon për rikthimin e Erik Ten Hag…

HOLANDE - Pas konfirmimit të largimit të Francesco Farioli një ditë pas përfundimit të sezonit, Ajax thuhet se po e konsideron seriozisht rikthimin e Erik ten Hag si trajner i ekipit.

Sipas Florian Plettenberg të Sky Sports Germany, një specialist transferimesh, ish-trajneri i Manchester United është një nga kandidatët kryesorë për këtë punë. Paul Simonis, trajneri aktual i Go Ahead Eagles, është një tjetër emër i fortë në garën për stolin e Ajax.

Ten Hag drejtoi Ajax midis viteve 2018 dhe 2022, duke fituar tre kampionate holandeze dhe dy kupa. Emri i trajnerit holandez është lidhur gjithashtu me Bayer Leverkusen, të cilët po kërkojnë të zëvendësojnë Xabi Alonson, i cili po transferohet te Real Madridi.

Ten Hag u shkarkua nga Manchester United në fund të tetorit të vitit të kaluar dhe që atëherë ka qenë pa klub.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll